Aktivitet Trajnues: Shfrytëzimi seksual online i të miturve dhe metodat e hetimit

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 26 Janar 2023 aktivitetin me temë “Shfrytëzimi seksual online i të miturve dhe metodat e hetimit. Raste të praktikës gjyqësore. Problematikat dhe sfidat në luftën kundër shfrytëzimit seksual të të miturve.”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Tereza Merkaj

Marjeta Zaimi

Lehtësues ShM:

Denisa Asko

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Koncepte dhe përkufizime lidhur me shfrytëzimin seksual të të miturve.
  • Kuadri ligjor ndërkombëtar dhe kombëtar në fushën e mbrojtjes së fëmijëve nga shfrytëzimi seksual.
  • Pornografia e të miturve & Interneti. Ndikimi i rrjeteve sociale në joshjen për shfrytëzimin seksual të të miturve apo për pornografi të të miturve.
  • Si mund të parandalohen krimet seksuale ndaj të miturve?
  • Praktika gjyqësore për pornografinë e të miturve on line dhe shfrytëzimin seksual të tyre.
  • Trajtimi i të miturit viktimë e abuzimit seksual përgjatë proçesit penal. Fazat e intervistimit të një të mituri viktimë e abuzimit seksual në proçesin penal.
  • Garancitë e Kodit Penal për mbrojtjen e të miturve ndaj krimeve seksuale të kryera nëpërmjet internetit.
  • Mënyra e gjurmimit dhe raportimit të veprave penale me objekt abuzimin seksual të fëmijëve.
  • Raste të praktikës hetimore dhe gjyqësore të çështjeve penale me objekt abuzimin seksual të të miturve.
  • Terminologjia dhe hetimi i abuzimit online të fëmijëve.
  • Parashikimi i Konventës se Budapestit  dhe legjislacionit shqiptar.
  • Jurisprudenca e GJEDNJ-së lidhur me mbrojtjen e integritetit seksual të të miturve viktimë dhe garantimin e të drejtave të tyre në proçesin penal