Përditësim 22/09/2023: Mbi regjistrimin në platformën online të Forumeve Profesionale
Për shkak të problematikave që kanë lindur lidhur me regjistrimin në platformën online të Forumeve Profesionale, sqarojmë se të gjithë subjektet përfituese të programeve në Shkollës kanë akses të menjëheshëm për të qenë pjesëmarrës në këto Forume, mjaftojnë që ata të ndjekin dhe të kryejnë të gjitha veprimet e përshkruara në “Manualin e përdorimi për forumet profesionale”, dhe ky akses atyre do t’u sigurohet nga Shkolla.
Ndërsa personat e interesuar, që nuk janë subjekte përfituese të programeve të Shkollës, për të patur akses në këto Furume përveç ndjekjes dhe kryerjes së veprimeve të përshkruara në “Manualin e përdorimi për forumet profesionale”, do të duhet të paraqesin edhe një kërkesë, sipas formatit bashkëlidhur. Kërkesa duhet të nënshkruhet olografikisht dhe e skanuar të dërgohet në adresën elektronike: forum@magjistratura.edu.al.
Shkolla ka kënaqësinë t'ju njoftojë për nisjen e një aktiviteti të ri me natyrë akademiko-profesionale: “FORUMET PROFESIONALE”.
Forumet profesionale, me pjesëmarrje të magjistratëve, këshilltarëve/ndihmësve ligjorë, avokatëve të shtetit, kancelarëve dhe subjekteve të tjera përfituese të programeve në Shkollë, apo persona të tjerë të interesuar të sistemit të drejtësisë në vend, do të shërbejnë si hapësira diskutimi për cështje të ndryshme të së drejtës për të cilat ju keni interes.
Qëllimi i këtij forumi është që, nëpërmjet shkëmbimit të mendimeve dhe praktikave të magjistratëve apo subjekteve të tjera të sistemit të drejtësisë, të përftohet një thellim dhe evolim i dijes dhe mendimit kritik, i cili më tej, do të sjellë pasoja të dëshirueshme afatgjata për cilësinë e drejtësisë në vend.
Veçantia e forumit, si një hapësirë miqësore në përdorim, që lejon një gjuhë sa profesionale aq edhe të thjeshtë për dhënien e mendimeve, që mundëson akses në çdo moment të ditës pa qenë shumë impenjative për përdoruesin, shihen si pika të forta në efektivitetin e këtij mjeti pedagogjiko-praktik.
SHKOLLA E MAGJISTRATURËS JU FTON TË BËHENI PJESË E KËTIJ FORUMI!
Mundësia për pjesëmarrje, detajet për regjistrim dhe ndjekje të tij jeni të lutur ti gjeni në dokumentin bashkëlidhur “Manual përdorimi për forumet profesionale”.
https://forum.magjistratura.edu.al/public/
Për gjithë personat e interesuar, që nuk janë subjekte përfituese të programeve në Shkollë, janë të lutur të nisin një kërkesë, sipas formatit bashkëlidhur, në adresën elektronike: forum@magjistratura.edu.al
Me qëllim nisjen sa më të shpejtë të këtij aktiviteti, jeni të lutur të regjistroheni brenda datës 31 Korrik 2023.
Ju falenderojmë paraprakisht për angazhimin Tuaj që besojmë do jetë frytdhënës për të gjithë!
Shkolla e Magjistraturës