Njoftim01 / 03

Prezantimi i Kursit HELP mbi të Drejtën për Liri dhe Siguri në Shqipëri - 26 tetor 2026

Lexo më shumë
Shkolla e Magjistraturës e Republikës së Shqipërisë

Misioni

Shkolla e Magjistraturës ka mision formimin fillestar dhe vazhdues të magjistratëve (gjyqtarë dhe prokurorë), të avokatëve të shtetit, ndihmësve ligjorë dhe kancelarëve në gjykata dhe prokurori me kompetencat e duhura për ushtrimin e funksioneve kushtetuese dhe ligjore në sistemin e drejtësisë me paanshmëri, profesionalizëm dhe integritet.

Në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Shkolla ka rol të rëndësishëm në formimin profesional të administratës gjyqësore.

Shkolla, nëpërmjet misionit të saj, synon të ketë ndikim thelbësor dhe të përhershëm në drejtësinë shqiptare, në shërbim të interesit publik, dhe, njëkohësisht, në përmirësimin e kulturës ligjore dhe zhvillimin e shoqërisë në tërësi.

Programet e Shkollës

Platformat Digjitale

Sistemet digjitale të Shkollës mbështesin pjesën operative të formimit: regjistrimin në trajnime, fondin ligjor, komentarin elektronik dhe diskutimin profesional. Hyrja bëhet me kredenciale institucionale.

Të gjitha platformat →

Partnerët

Council of EuropeEURALIUSEuropean CommissionOSCE