Njoftim për Forumin e Gjyqtarëve të Pronësisë Intelektuale në 14-15 Tetor 2025

Më datat 14–15 tetor 2025, do të zhvillohet Forumi i Gjyqtarëve të Pronësisë Intelektuale, i cili do të mbahet në selinë e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) në Gjenevë, Zvicër. Ky forum mund të ndiqet gjithashtu edhe online

Qëllimi i këtij forumi është të ofrojë një platformë për shkëmbimin e informacionit dhe praktikave mbi çështje të përbashkëta mes gjyqtarëve, duke nxitur bashkëpunimin dhe dialogun ndërinstitucional. 

Pjesëmarrja në forum është e kufizuar për gjyqtarët e gjykatave administrative dhe vendimmarrësit në trupat e apelimit gjyqësor të zyrave të pronësisë intelektuale, me qëllim nxitjen e një dialogu të hapur ndërmjet kolegëve gjyqtarë. 

Të interesuarit për pjesëmarrje në forum janë të lutur të regjistrohen online (nuk ka tarifë regjistrimi) brenda datës 20 shtator 2025, duke përdorur kodin e sigurisë: NO79SQ21HG, në linkun e mëposhtëm: 

https://www.wipo.int/registration/en/form.jsp?organization=WIPO&registration_id=610  

Gjatë forumit do të ofrohet përkthim simultan në disa gjuhë të huaja.