LIGJ

Nr. 115/2016 

 PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË 

 Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,  

 KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË 

 VENDOSI: 

 PJESA I 

 KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 

 Neni 1

Objekti 

 Objekti i rregullimit të këtij ligji është përcaktimi i parimeve dhe rregullave në lidhje me organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të Shkollës së Magjistraturës. 

 Neni 2

Parimet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë 

 Sistemi i drejtësisë në Republikën e Shqipërisë qeveriset bazuar në parimet e pavarësisë, llogaridhënies, transparencës dhe të efiçencës.