Aktivitet i Përbashkët: Shkolla e Magjistraturës dhe Akademia e Sigurisë

Në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar me Akademinë e Sigurisë, Shkolla e Magjistraturës dhe Akademia organizuan dhe zhvilluan një leksion të përbashkët me tematikë “Policia Gjyqësore në Hetimet Proaktive”

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Shkollës së Magjistraturës në Tiranë, ku të ftuar nga Shkolla morën pjesë z. Adriatik Ago, Drejtues dhe Lektor në Akademinë e Sigurisë, z. Albert Dervishaj drejtues i parë, Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit dhe znj. Andja Lavanaku pedagoge në Akademinë e Sigurisë. Nga Shkolla e Magjistraturës, aktiviteti u përshëndet nga Drejtori i Shkollës, Z. Arben Rakipi. Pjesëmarrës ishin të gjithë kandidatët për magjistratë të vitit të parë të studimeve në shkollë.

Aktiviteti u përqëndrua në detaje tek veprimtaria proaktive e policisë gjyqësore gjatë hetimeve, ku u parashtruan veprimet konkrete në zbatim të detyrave të legjislacionit përkatës. Leksioni u shoqërua me diskutime përsa i takon çështjeve dhe problematikave të tematikës.

Aktiviteti një ditor i trajnimit shënon fillimin e realizimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.