Aktivitet trajnues me temë: Dëmi pasuror dhe jopasuror nga aksidentet në punë në dritën e jurisprudencës gjyqësore

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës, organizoi më datë 21 mars 2024, aktivitetin trajnues me temë:

Dëmi pasuror dhe jopasuror nga aksidentet në punë në dritën e jurisprudencës gjyqësore

 

Trajnerë: Enton Dhimitri, Arbana Selmani

Lehtësues: Rudi Laze

 

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është: 

Të diskutohet mbi dëmin pasuror dhe jopasuror nga aksidentet në punë, si dhe efektet e ndryshme të cilat sjellin më pas.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan:

Kazuse të ndryshme në mënyrë që të shtjellohej konkretisht, dëmi pasuror dhe jopasuror nga aksidentet në punë.