Aktivitet trajnues me temë: Raporti i krimit dhe komunikimi i publikut me drejtësinë dhe institucionet e mbyllura.

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës, organizoi më datë 18 mars 2024, aktivitetin trajnues me temë: 

Raporti i krimit dhe komunikimi i publikut me drejtësinë dhe institucionet e mbyllura. Rëndësia e të vërtetës paraqitur me burimet e hapura. Sekreti hetimor dhe përgjegjësia që rrjedh prej tij.

 

Trajnerë:

Ekspertë: Zylyftar Bregu, Gerd Hoxha

Lehtësues: Olti Skrame

 

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është: 

Të diskutohet mbi qëllimin e komunikimit të krizës dhe strategjinë e komunikimit, në raport me median dhe sistemin gjyqësor.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan nëpërmjet një analize të detajuar, të gjitha problematikat e komunikimit në raport me median dhe sistemin gjyqësor.