Aktivitet trajnues: “Afatet e paraburgimit sipas nenit 263 të Kodit të Procedurës Penale, e parë në këndvështrimin e ndryshimeve që ka pësuar Kodi i Procedurës Penale"

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 

20 – 21 Mars 2023 aktivitetin me temë: 

“Afatet e paraburgimit sipas nenit 263 të Kodit të Procedurës Penale, e parë në këndvështrimin e ndryshimeve që ka pësuar Kodi i Procedurës Penale lidhur me fazën e hetimit paraprak dhe fazën e gjykimit paraprak. Zgjatja e afatit të paraburgimit dhe lidhja me afatin e procedimit.”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Gerd Hoxha

Ornela Rrumbullaku

Lehtësues:

Aurel Arapi

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Afatet e paraburgimit
  • Kohëzgjatja e paraburgimit
  • Akuzat e reja dhe ndryshimi i cilësimit
  • Zgjatja e afatit të paraburgimit
  • Paraburgimi në vartësi të masës së dënimit
  • Pezullimi i afateve të paraburgimit
  • Lirimi nga burgu
  • 1Si do të veprohet në rastin e masës së sigurimit “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”, parashikuar nga neni 239 I KPrP, në rastin kur tejkalohen afatet e parashikuar në nenin 263/1 gërma a, b apo c të KPRP? Shtrohet kjo pyetje duke patur parasysh se ne Kodin PP nuk ka asnje parashikim ligjor per limit të afateve të mbajtjes së këtyre personave në institucionet e posacme dhe se I vetmi parashikim është ai I afatit 1 vjecar të rivlerësimit të masës mjeksore (neni 46 i Kodit Penal). Ndërkohe KPP Italiane e kaparashikuar shprehimisht zbatimin e afateve të paraburgimit edhe për këtë masë sigurimi.
  • Në rastin e prishjes së vendimit të formës së prerë sipas neni 450 të KPP (Rastet e Rishikimit), a do të merret në shqyrtim kërkesa për shuarje të masës së sigurimit kur kanë tejkaluar afatet sipas nenit 263 të KPRP, duke patur parasysh faktin se tashmë i dënuari ruan të njëjtën pozitë proceduriale.
  • Cfarë do të kuptojmë me parashikimin e nenit 264/3 sipas të cilit: “Kohëzgjatja e paraburgimit nuk mund të kalojë gjysmën e maksimales së dënimit të parashikuar për veprën penale që procedohet.”

A do të thotë kjo se për një vp për të cilën parashikohet një masë dënimi deri në 10 vjet burgim, gjysma e maksimales së saj është 5 vjet, dhe në këtë mënyrë mund të lejohet të arrijë paraburgimi deri në 5 vjet, ndërkohë që afati tërësor për këtë vp, parashikuar nga neni 263/6 gërma ”b” është 2 vjet. Si e vlerësoni këtë dispozitë, a ka ajo inkoherencë me nenin 263/6 të Kodit?