Aktivitet trajnues: “Akti administrativ normativ dhe problematikat që shfaqen”

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 16-17 Shkurt 2023 aktivitetin me temë 

“Akti administrativ normativ dhe problematikat që shfaqen në drejtim të:

a.         subjekteve që legjitimohen për të ngritur padi ndaj akteve normative; 

b.         kritereve ku duhet të bazohet gjykata për të vlerësuar ekzistencën e grupit të interesit si subjekt i legjitimuar për të kundërshtuar këto akte;

Vlerësimi ose jo gjatë shqyrtimit të kërkesës së sigurimit të padisë të aktit normativ të parakushteve procedurale lidhur me legjitimitetin aktiv të palës paditëse”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Sokol Sadushi

Altina Nasufi

Lehtësues ShM:

Enisa Shahini

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Akti normativ dhe problematikat që shfaqen në drejtim të përplasjes së juridiksionit kushtetues dhe administrativ;
  • Akti normativ mes juridiksionit kushtetues e gjyqësor;
  • Akti normativ dhe problematikat që shfaqen në drejtim të: kritereve ku duhet të bazohet gjykata për të vlerësuar legjitimimin e grupeve të interesit si subjekt i legjitimuar për të kundërshtuar këto akte;
  • Kontrolli mbi paligjshmërinë e akteve normative nga Gjykata Administrative e Apelit.
  • Akti normativ dhe problematikat që shfaqen në drejtim të:

subjekteve që legjitimohen për të ngritur padi ndaj akteve normative, individëve e shoqatave.

  • Vlerësimi ose jo gjatë shqyrtimit të kërkesës së sigurimit të padisë të aktit normativ të parakushteve procedural lidhur me legjitimitetin aktiv të pales paditëse.
  • Evidentimi dhe vënia në dispozicion e qëndrimeve të mbajtura nga Gjykata Kushtetuese, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, si dhe Gjykata Administrative e Apelit, të cilat lidhen me temën 
  • A nevojitet të shterohet rruga e Gjykatës Administrative të Apelit për të nisur një gjykim kushtetues për një akt normativ?
  • A i ndalohet individit të paraqes një padi në Gjykatën Administrative të Apelit për të kundërshtuar paligjshmërinë e aktit normativ?
  • A e kanë të pakufizuar këtë të drejtë shoqatat? 
  • A duhet Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë të marrë në shqyrtim shkaqe kushtetutshmërie që ngre pala në rekurs?
  • A duhet kuptuar subjekti “grup interesi” i parashikuar nga neni 15 shkronja d) i ligjit nr. 49/2012, si i barazvlefshëm me subjektin “organizata të tjera” të parashkuara në nenin 134, pika 1 shkronja f) i Kushtetutës?
  • A mundet gjykata të analizojë legjitimimin e kërkuesit në rastet kur shqyrton kërkesën për sigurmin e padisë ndaj një akti normativ?
  • A përbën mjet efektiv kërkesa e individit gjatë gjykimit të çështjes për gjykim incidental? A duhet që individët të parashtrojnë kërkimin për gjykim incidental në mënyrë që të legjitimohen për ankim kushtetues në kuptim të kritereve të nenit 71/a të ligjit nr. 8577/2000?
  • A duhet grupi i interesit të plotësojë standardin “interes i drejtëpërdrjetë” që të legjitimohet për kundërshtimin e aktit normativ?