Shkolla e Magjistraturës, më datë 21 maj 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Dallimi mes aktit administrativ individual dhe normativ. Problematika që shfaqet në përcaktimin e kompetencës funksionale të gjykatës së shkallës së parë dhe asaj të apelit administrative”.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspert: Sokol Sadushi
Lehtësuese: Iva Zemani
Qëllimi i këtij trajnimi ishte: Duke evidentuar konceptet mbi aktin individual dhe normativ, dallimin mes tyre, natyrën e kontrollit gjyqësor, çështjet e legjitimimit, gjykatën kompetente, si dhe përballjen mes juridiksionit kushtetues dhe gjyqësor, synohet të arrihet në konsolidimin e qëndrimit edhe në praktikën gjyqësore.
Gjatë këtij aktiviteti u diskutuan dhe analizuan:
- Kuptimi i aktit administrativ individual dhe atij normativ. Veçoritë dhe të përbashkëtat. Doktrina administrative dhe natyra e akteve të administratës publike. Kompetenca funksionale e gjykatave administrative në shqyrtimin e akteve individuale dhe akteve normative;
- Jurisprudenca e Kolegjit Administrativ të GJL mbi problematikat në ndarjen e kompetencës funksionale të gjykatës së shkallës së parë dhe Gjykatës Administrative të Apelit në gjykimin e akteve normative nënligjore;
- Cilat janë kriteret që ka elaboruar jurisprudenca gjyqësore dhe kushtetuese në dallimin e aktit administrativ individual nga akti normativ nënligjor? Problematikat më të hasua nga KAGJL në drejtim të kompetencës funksionale për gjykimin e akteve administrative individuale/normative;
- Rastet kur në objektin e padisë paraqiten akte administrative me natyrë mikse;
- Evidentimi dhe diskutimi i praktikave të KAGJL mbi përcaktimin e natyrës së aktit dhe kompetencës funksionale të gjykatës administrave për vijimin e shqyrtimit të tij.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë.