AKTIVITET TRAJNUES: 15 dhjetor 2025

Shkolla e Magjistraturës, më datë 15 dhjetor 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: "Pastrimi i produkteve të veprës penale. Hetimi financiar pro-aktiv i rasteve komplekse të pastrimit të parave", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Nertina Kosova dhe Ylli Pjetërnikaj

Lehtësues: Gjergji Ceka

Qëllimi i këtij trajnimi është: Kuptimi i thelluar i elementëve të veprës penale të Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; Zotërimi i metodave efikase hetimore për zbulimin e veprës penale, identifikimin e autorëve dhe produkteve të kësaj vepre penale; Njohja dhe zbatimi i teknikave të hetimit financiar pro-aktiv në rastet komplekse të pastrimit të parave

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Kuadri juridik ndërkombëtar dhe kombëtar; 
  • Actus Reus - Veprat e parashikuara; Veprat penale në fushën e taksave dhe tatimeve si vepër kryesore;
  • Llojet kryesore të sjelljes kriminale; Ana subjektive e figurës së veprës penale - Mens rea;
  • Pastrimi i parave me mosveprim;
  • Format e rënduara të pastrimit dhe parashkrimi; Lidhja indirekte – metoda;
  • Jurisprudencat e GJEDNJ-së dhe GJED-së;
  • Konteksti strategjik dhe rëndësia e hetimit financiar pro-aktiv;
  • Parimet themelore të hetimit financiar pro-aktiv;
  • Parimi: 'Follow the money' (ndiqni paratë); Parimi: Intelligence-led policing (ILP); Parimi: Hetimi financiar paralel; Parimi: Profilizimi financiar
  • Indikatorët e dyshimit - Red flags të pastrimit të parave
  • Burimet zyrtare të të dhënave; Strategjia e integrimit të burimeve
  • Metodat e analizës financiare; Hetimi ndërkombëtar i flukseve financiare; Jurisprudenca e shteteve të tjera

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.