Në kuadër të bashkëpunimit të Shkollës së Magjistraturës me Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi (AFMM), e cila organizon Festivalin Ndërkombëtar te Filmit për të Drejtat e Njeriut IHRFFA në Shqipëri, u realizua sot në sallën e amfiteatrit të godinës Poli i Drejtësisë shfaqja e filmit dokumentar “Lufta, Kërkimi i Paqes, Sundimi i Ligjit dhe Përkujtimi i Viktimave”.
Filmi u pasohet nga një bashkëbisedim dhe pyetje/përgjigje me të ftuarit në shfaqjen e filmit. Filmi i përzgjedhur për tu shfaqur trajton tematika që lidhen me sfidat bashkëkohore me të cilat përballen institucionet e drejtësisë dhe me gjerë në kohë ndryshimesh.
Në aktivitet morën pjesë kandidatët për magjistratë, pedagogë, dhe përfaqësues të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut IHRFFA në Shqipëri.





Shkolla e Magjistraturës