Shkolla e Magjistraturës mori pjesë në Forumin e Katërt Rajonal të Sigurimit të Cilësisë së Auditimit që u organizua në datat 9 dhe 10 dhjetor 2025, nga Qendra për Reformën e Raportimit Financiar e Bankës Botërore, me synimin e përparimit të cilësisë së auditimit në Ballkanin Perëndimor përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive. Forumi i këtij viti u përqendrua në "Progresin e Reformave në Mbikëqyrjen e Auditimit" dhe bën bashkë palët kryesore të interesuara, përfshirë përfaqësues të ministrisë së financave, autoritetet publike të mbikëqyrjes së auditimit, institucione qendrore dhe organizatat profesionale të kontabilitetit nga mbi 11 vende.
Shkolla e Magjistraturës mori pjesë në sesionin 2, i cili u përqendrua edhe në inisiativën rajonale të realizuar nga Shkolla për rritjen e ekspertizës së magjistratëve për menaxhimin më të mirë të cështjeve komplekse të raportimit financiar; sfidat aktuale me të cilat përballen magjistratët në gjykimin e këtyre çështjeve; si mund të integrohet kontabiliteti forensik në proceset gjyqësore për një zgjidhje më të drejtë të tyre si dhe rolin e Shkollës së Magjistraturës në gjithë këtë proces.



Shkolla e Magjistraturës