TRAJNIM PËR MENTORËT 20 tetor 2025

Shkolla e Magjistraturës, më datë 20 tetor 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Trajnim për mentorët”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet trajnues u drejtua nga: 

Ekspertë: Z. Markelian Koça, Znj. Ledina Riza dhe Anne Tahapary, Qendra e trajnimit gjyqësor të Hollandës (SSR)

Lehtësuese: Znj. Borana Mustafaraj

Qëllimi i këtij trajnimi: Ky trajnim synon të pajisë pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësi praktike mbi rolin dhe përgjegjësitë e mentorit në procesin e përgatitjes profesionale të kandidatëve për magjistratë. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë më të aftë të planifikojnë, udhëheqin dhe mbështesin procesin e mentorimit në përputhje me objektivat e programit të formimit fillestar dhe vazhdues, duke kombinuar qasjen profesionale me zhvillimin e kompetencave personale dhe etike të kandidatëve.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Trajnimi u fokusua në disa çështje:

  • Sfidat që hasen në programin e mentorimit: ndryshimet dhe fokusi në trajnimin e mentorëve për vitin akademik 2025-2026;
  • Eksperienca e SSR në Programin e Montorimit dhe mënyra e komunikimit dhe e bashkëpunimit të mentorit me kandidatin për magjistrat në Holandë;
  • Gjyqtari/prokurori në rolet e mentorit dhe të vlerësuesit: harmonizimi i këtyre roleve për zhvillimin e kompetencave dhe arritjen e objektivave të programit të mentorimit;
  • Unifikimi i praktikave dhe standarde të njëjta për zhvillimin e programit të mentorimit:  ndërthurja e detyrimeve ligjore me metodikat e praktikës profesionale;
  • Vlerësimi i kandidatëve në programin e mentorimit: vlerësimi si instrument motivimi dhe drejtimi për zhvillimin e kompetencave dhe objektiviteti; praktikat e mira. Eksperienca e SSR në vlerësimin e kandidatëve.

Grupi i synuar i pjesëmarrësve janë gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë interes që, me përmbushjen e kritereve ligjore dhe nënligjore, të konkurrojnë për të ushtruar rolin e mentorit në praktikën profesionale dhe paraprofesionale të kandidatëve për magjistratë.