Tryezë për Prezantimin e Manualit për Hetimin dhe Gjykimin e Veprave Penale në fushën e Prokurimeve Publike

Në vijim të hartimit dhe botimit të Manualit për Prokurimin Publik, të realizuar në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së, si pjesë e projektit të vitit 2026, në Shkollën e Magjistrautrës u mbajt një tryezë të rrumbullakët për prezantimin e manualit të përgatitur. 

Në këtë aktivitet u diskutua dhe u shqyrtua cështjet e trajtuara në manualin e sapohartuar. Aktiviteti ofroi një platformë për magjistratët në detyrë dhe aktorë të tjerë të institucioneve, që kanë objekt pune çështjet e prokurimit publik, për thellimin e kuptimit të tyre mbi kuadrin ligjor që rregullon prokurimin publik, për të ndarë përvoja praktike dhe të sfidat që lidhen me gjykimin dhe ndjekjen penale të çështjeve të lidhura me prokurimin publik.

Aktiviteti u hap nga Drejtori i Shkollës, Z. Arben Rakipi, i cili në fjalën e tij përshëndetëse e vuri theksin tek synimi i qartësimit të koncepteve të rëndësishme të prokurimit kur është fjala për trajtimin e veprave të paligjshme si shkelje administrative dhe vepra penale. Në fjalën e tij, Z. Eugeniu Burdelni, Kryetar i Departamentit per Qeverisjen dhe Ceshtjet Ekonomike dhe Mjedisore, përfaqësues i Prezencës së OSBE-së, e vuri theksin te rëndësia e Manualit dhe mbështetja e vazhdueshme e Prezencës për Shkollën e Magjistraturës si në formimin fillestar ashtu edhe në formimin vazhdues. Njëkohësisht, gjatë aktivitetit, u bë prezantimi i manualit nga ekspertët Z. Ylli Pjetërnikaj, pedagog i brendshëm i shkollës si dhe Zj. Reida Kashta, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Aktiviteti u mbyll me një seancë pyetje përgjigje nga pjesëmarrësit e tij.