Në kuadër të bashkëpunimit me Prezencën e OSBE u zhvillua në shkollë aktiviteti lançues i lëndës së re të të drejtës së mjedisit.
Në aktivitetin lançues përshëndetën Drejtori i Shkollës, Z. Rakipi dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE, Z. Bruce Berton. Njëkohësisht, nga ekspertët hartues të lëndës u realizua një ekspoze e përmbajtjes dhe trajtesave të lëndës së re.
Tematikat e lëndës që trajtohen janë e drejta e mjedisit dhe të drejtat e njeriut, aksesi në drejtësi, krimet mjedisore, koncepti i mbetjeve dhe krimi për mbetjet si dhe teknikat e hetimit dhe krimi i organizuar.