Aktivitet trajnues me tematikë Prezantimi i Metodologjisë së Gjyqit Imitues

Në kuadër të bashkëpunimit me Prezencën e OSBE u zhvillua në shkollë një aktivitet trajnues me tematikë Prezantimi i Metodologjisë së Gjyqit Imitues. Aktiviteti u organizua për trajnerët dhe ekspertët nga gjyqësori dhe prokuroria të angazhuar me zhvillimin e gjyqeve imituese të vitit të dytë të kandidatëve për magjistratë. 
Në aktivitetin trajnues mbajtën ligjëratat e tyre ekspertë ndërkombëtarë dhe kombëtarë të angazhuar nga Prezenca e OSBE-së në lidhje me tematika të ndryshme si legjislacioni shqiptar dhe ndërkombëtar i ratifikuar nga Shqipëria, çështje që lidhen me dispozitat e trafikimit në legjislacionin penal shqiptar, trafikimi i brendshëm i fëmijëve, etj.
Njëkohësisht u trajtua metodologjia e gjyqit imitues nëpër fazat e tij dhe ndarja e roleve, rëndësia e rregullave bazë si dhe epërsia e aspekteve të themelit kundrejt saktësisë procedurale.