Dhënia e titullit të nderit “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Sot, më datë 22.12.2023, Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  SH.T.Z. Bajram Begaj, nderoi me dhënien e titullit të nderit “Mjeshtër i Madh”:

Znj. Arta Mandro, “Në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe vlerat e larta njerëzore, në formimin dhe edukimin e brezave të magjistratëve, si dhe për kontributin e spikatur akademik në fushën e së drejtës familjare dhe të përmirësimit të legjislacionit shqiptar. 

Me mirënjohje për angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave, në projekte humanitare dhe nisma për shërbime vullnetare ndaj komuniteteve në nevojë.

Dekreti nr. 379

Tiranë, më 21.12.2023

 

Z. Dashamir Kore,Në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe vlerat e larta njerëzore në formimin dhe edukimin e brezave të magjistratëve, si dhe për kontributin e spikatur akademik në fushën e procedurës civile. 

Me mirënjohje për angazhimin profesional, në përmirësimin e legjislacionit shqiptar në kuadër të reformave ligjore.

Dekreti nr. 380

Tiranë, më 21.12.2023