NJOFTIM I NJËSISË SË PARANDALIMIT TË KONFLIKTIT TË INTERESIT 2024

Mbështetur në ligjin Nr. 9367, datë 7.4.2005 “PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE”, ndryshuar me Ligjin nr.9475, dt.9.2.2006 dhe me Ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006 me Ligjin 86/2012 datë 18.09.2012 dhe me Ligjin nr. 44/2014 datë 24.4.2014,

Njoftohen

Të gjithë funksionarët publikë të Shkollës dhe kandidatët e regjistruar për konkurrim, që kanë një interes personal të atillë, që ndikon ose mund të ndikojë në paanshmërinë ose objektivitetin e kryerjes së procedurave të konkurrimit, të ndërmarrin, brenda datës 04.03.2024, hapat e nevojshëm për të shmangur një konflikt të tillë duke venë në dijeni, me nismën e tyre, Drejtorin (funksionarët publikë të Shkollës) dhe Njësinë për parandalimin e konfliktit aktual ose të mundshëm të interesave, në Shkollën e Magjistraturës (kandidatët e regjistruar për konkurrim).

Bashkëlidhur njoftimit, në formatin Word, do të gjeni modelin tip të deklaratës.

 

Tiranë, më 02.02.2024