NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË TAKIMET E NDËRGJEGJËSIMIT PËR PROCESIN E REKRUTIMIT SI KANDIDAT PËR MAGJISTRAT NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e rekrutimit për vitin akademik 2023-2024, Shkolla e Magjistraturës planifikon të organizojë një seri takimesh ndërgjegjësuese me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin dhe pozicionin e magjistratit, këshilltarit dhe ndihmësit ligjor në Republikën e Shqipërisë, si dhe për njohjen me procedurën e rekrutimit dhe Programin e Formimit Fillestar të kandidatëve për magjistratë dhe kandidatëve për këshilltarë/ndihmës ligjor. 

Takimet e ndërgjegjësimit do të realizohen si më poshtë: 

  • 19 Dhjetor 2022, Salla e Konferencave, Fakulteti i Shkencave Politike Juridike, Godina nr. 2, Kampusi Universitar, Spitallë, Durrës, në orën 16h00;
  • 09 Janar 2023, në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, në orën 15h00;
  • 12 Janar 2023, në ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, në orën 15h00;
  • 16 Janar 2023, në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, në orën 16h00;
  • 19, 23 dhe 26 Janar 2023, në ambientet e “Europe House” në qytetin e Tiranës, në orën 15h00.

 

Ftohen të marrin pjesë juristët e administratës publike, sekretarët gjyqësorë, avokatë, noterë, të diplomuar në drejtësi, profesionet e lira, etj.