NJOFTIM PËR SHPALLJEN E VENDEVE VAKANTE PËR KANDIDATË PËR MAGJISTRATË 2023-24

Njoftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës, se:

Në zbatim të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, fillojnë regjistrimet për provimin e pranimit për kandidatë për magjistratë për vitin akademik 2023-2024. 

Numri i vendeve vakante për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik  2023-2024, do të jetë 80 kandidatë për magjistratë, nga të cilët 40 profili gjyqtarë dhe 40 profili prokurorë.

Regjistrimi i kandidatëve për magjistratë do të bëhet në sekretarinë shkencore të Programit të Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës në periudhën 1 shkurt - 28 shkurt 2023, nga ora 9.00 – 14.00 (Godina e re, “Poli i Drejtësisë”, rruga “Ana Komnena”, Tiranë).

Do t’ju luteshim të mbani në vëmendjen tuaj, shfrytëzimin e ditëve të para të regjistrimit për të mos shkaktuar mbingarkesë ditët e fundit të shkurtit dhe përfundimit të regjistrimeve.

Kandidati për magjistrat që do të regjistrohet për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë këto kushte:

  1. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. të jetë shtetas shqiptar;
  3. të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë, referuar nenit 124 të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë”.  Diplomimi duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5-vjeçar, ose të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplomë universitare të fituar para përshtatjes së studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4-vjeçar, e cila është ekuivalente me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, (DIND)”; 
  4. të ketë notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë), si dhe notë mesatare mbi 8 (tetë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: e drejta civile dhe e detyrimeve dhe kurset e saj të thelluara dhe të posaçme; e drejta penale (pjesa e përgjithshme dhe pjesa e posaçme) dhe kurset e saj të thelluara dhe të posaçme; procedura civile dhe kurset e saj të thelluara dhe të posaçme; procedura penale dhe kurset e saj të thelluara dhe të posaçme; e drejta administrative dhe kurset e saj të thelluara dhe të posaçme; e drejta kushtetuese dhe kurset e saj të thelluara të posaçme. Përcaktimi i kurseve të thelluara dhe të posaçme parashikohet në VKM-në nr. 41/2018, “Për elementet e programeve të studimit ofruar nga institucionet e arsimit të lartë”.      Për të diplomuarit “Juristë”, në programe në gjuhë të huaj jashtë vendit, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike;

d/1) Nota mesatare e përgjithshme del nga shumatorja e notave të të gjitha lëndëve të zhvilluara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve e pjesëtuar me numrin total të tyre. Për grupin e lëndëve kryesore mesatarja del nga shumatorja e grupit të lëndëve kryesore e pjesëtuar me numrin total të tyre. 

  1. të ketë të paktën tre vjet përvojë profesionale aktive me kohë të plotë si jurist, pas diplomimit në ciklin e plotë të studimeve universitare, në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare;
  2. të mos jetë dënuar me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, që për shkak të natyrës së veprës së kryer, diskrediton pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose prokurorit dhe dëmton rëndë besimin e publikut në sistemin gjyqësor, pavarësisht nëse është rehabilituar sipas parashikimeve të Kodit Penal;
  3. të mos jetë larguar nga detyra ose të mos i jetë hequr licenca, autorizimi ose leja për ushtrimin e një profesioni për shkaqe disiplinore, pavarësisht nëse masa disiplinore konsiderohet e shuar, si dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi. 
  4. të mos jetë anëtar i partive politike në kohën e kandidimit;
  5. të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990;
  6. të mos ketë qenë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve sekrete.

 

Kandidati, për regjistrim, duhet të paraqesë dokumentet e mëposhtme, ose kopje të tyre të noterizuara:

  1. Në dosjen personale për regjistrim, studenti duhet të paraqesë dokumentet e mëposhtme, ose kopje të noterizuara të tyre:
  2. kërkesën personale, ku të parashtrojë shkaqet e motivimit për të ndjekur Programin e Formimit Fillestar, kërkesën për profilin e zgjedhur si gjyqtar, prokuror. Kërkesa plotësohet në formularin unik që shpërndahet nga Shkolla e Magjistraturës (Aneksi 1) Në rast se aplikanti ka zgjedhur më shumë se një profil si magjistrat, atëherë dosja me dokumentacionin e aplikimit do të përcillet në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë;
  3. deklaratën ku të garantojë vërtetësinë e dokumentacionit që paraqet, e përmbushur sipas një formulari të parashikuar në Aneksin 1 të kësaj Rregulloreje;
  4. diplomat universitare dhe pasuniversitare për studimet që ka ndjekur;
  5. dëshmi/certifikata të mbrojtjes së një prej pesë gjuhëve zyrtare të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht dhe spanjisht, mbi bazën e testeve ndërkombëtare, të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nëse individi ka fituar një diplomë universitare të një programi studimi për drejtësi, të kryer në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe në programin mësimor të studimeve është vlerësuar edhe për njërën prej këtyre pesë gjuhëve të huaja, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri; 
  6. jetëshkrimin;
  7. kartën e identitetit;
  8. vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

h)      raportin mjeko-ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm dhe të specializuar në kuadër të kryerjes së detyrës si magjistrat apo profesionist në sistemin e drejtësisë;

i)       dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku ka punuar tri vitet e fundit; 

j)       vërtetimin nga punëdhënësi i fundit dhe/ose organet disiplinore që nuk është larguar nga detyra ose i është hequr licenca, autorizimi ose leja për ushtrimin e një profesioni për shkaqe disiplinore;

k)      deklaratën që vërteton se nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit; 

l)       deklaratën që nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; si dhe nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete;

m)     librezën e punës që të vërtetojë periudhën e vjetërsisë në punë, vërtetime të lëshuara nga organet e sigurimeve shoqërore që tregojnë kontributet e derdhura për shkak të punësimit në vite ose, kur është rasti detyrimet tatimore të derdhura në vite për shkak të zhvillimit të profesioneve të lira juridike.

2.  Një fotografi;

3.  Mandatin e pagesës për tarifën e regjistrimit në vlerën 12.000 lekë.

Ju bëjmë me dije se pagesa e regjistrimit është e pakthyeshme, në rast se nuk regjistroheni për arsye të mosplotësimit të kushteve të mësipërme. 

Konkurrenti, i cili do të aplikojë për kandidat për magjistrat në të dyja profilet, gjyqtar dhe prokuror, duhet të paraqesë dokumentet e mësipërme në 

  • 1 (një) kopje të noterizuar (gjyqtar & prokuror) dhe 2 (dy) fotokopje.

 

Brenda datës 15 mars, Shkolla e Magjistraturës, nëpërmjet një komisioni të ngritur për verifikimin e dokumentacionit të mësipërm, kryen një vlerësim paraprak, nëse kandidati i përmbush kriteret e kandidimit. Shkolla ka të drejtën e verifikimit kryesisht të vërtetësisë së dokumentacionit që paraqitet nga kandidatët dhe ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë.

Dokumentacioni me kërkesat e plotësuara nga ana e kandidatëve do të depozitohen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për aplikantët që kanë përzgjedhur profilin e gjyqtarit dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për aplikantët që kanë përzgjedhur profilin për prokuror. 

Provimi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza.

 

Konkurrentët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit.

Programi i provimit të pranimit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) është i publikuar në faqen e internetit të Shkollës www.magjistratura.edu.al. Programi i provimit i përgjigjet të dyja fazave të provimit: testi i inteligjencës, gjuhë shqipe, psikologji dhe komunikim, legjislacioni i BE-së, marrëdhënie ndërkombëtare, e drejtë e krahasuar (parimet e përgjithshme), histori, etikë profesionale, e drejtë kushtetuese, e drejtë civile dhe e detyrimeve, procedurë civile, e drejtë penale, procedurë penale, e drejtë administrative, e drejtë familjare, e drejtë tregtare, e drejtë e punës.

Për më shumë informacion vizitoni faqen tonë të internetit: www.magjistratura.edu.alose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës në adresën e e-mail-it info@magjistratura.edu.al

Ju urojmë suksese!

 

TABELAT ME CERTIFIKIMET E GJUHËVE TË HUAJA

Nr.GJUHA ANGLEZE
1IELTS
2TOEFL Internetbased Test (iBT)
3TOEFL Paperbased Test (ITP)
4TOEIC
5GESE
6APTIS
7Cambridge

 

Nr.GJUHA FRANCEZE
1TFI
2DELF
3TCF
4TEF

 

 

Nr.GJUHA ITALIANE
1Peruggia
2Sienna
3PLIDA

 

Nr.GJUHA GJERMANE
1Goethe-Institut, Goethe Zentrum
2TestDaF
3OSD

 

Nr.GJUHA SPANJOLLE
1DELE

 


Video Shpjeguese