Raport për vlerësimin përfundimtar të kandidatëve për magjistratë që kanë aplikuar për pranimin në Formimin Fillestar, për vitin akademik 2019 – 2020

                                                                                                                                  SHKOLLA E MAGJISTRATURËS

Lënda: Raport për vlerësimin përfundimtar të kandidatëve për magjistratë që kanë aplikuar për pranimin në Formimin Fillestar, për vitin akademik 2019 – 2020

Pas shpalljes me vendimin nr. 17, datë 29.1.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe me vendimin nr. 21, datë 28.1.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të vendeve vakante për kandidatët për magjistratë për vitin akademik 2019 – 2020, më datë 31.1.2019 është mbledhur Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës. Në këtë mbledhje, krahas disa ndryshimeve në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës është vendosur të bëhet publikimi i thirrjes për kandidime për pranimin në Formimin Fillestar.

Këshilli Drejtues vendosi gjithashtu, mbi:

-          periudhën e regjistrimit për kandidatët në Formimin Fillestar;

-          ngritjen e Komisionit Administrator të Provimit në përbërje të të cilit janë:

1. Drejtori i Shkollës së Magjistraturës;

2. Një përfaqësues i Misionit EURALIUS V;

3. Një pedagog i brendshëm i Shkollës së Magjistraturës.

-          ngritjen e Komisionit të Mbikëqyrjes së Vlerësimit Elektronik të fazës së parë të provimit me përbërjen e:

1. Z. Mirjan Mustafaj, anëtar i Këshillit Drejtues;

2. Znj. I.A, specialiste e informatikës, Shkolla e Magjistraturës;

3. Z. Jetnor Tafilaj, specialist i informatikës, Shkolla e Magjistraturës.

Bazuar në nenin 28 të ligjit nr. 96/2016, Shkolla e Magjistraturës publikoi menjëherë thirrjen për kandidime për Formimin Fillestar, nëpërmjet shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Shkollës së Magjistraturës, si dhe në dy prej gazetave me tirazh më të lartë në vend.

Me anë të këtij njoftimi u informuan të gjithë të interesuarit për fillimin e procedurës së aplikimeve, periudhën gjatë të cilës Shkolla e Magjistraturës pranon dhe mbledh dokumentacionin e personave të interesuar, datat e zhvillimit të provimit të pranimit, kriteret që duhet të plotësohen sipas parashikimit në nenin 28 të ligjit nr. 96/2016 dhe në nenin 10 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, si dhe dokumentacionin që duhet të dorëzohet nga personat e interesuar.

Gjithashtu, Drejtori i Shkollës ka nxjerrë Urdhrin e Brendshëm nr. 15, datë 31.1.2019, “Për zhvillimin e provimit të pranimit për vitin akademik 2019-2020”, mbi marrjen e masave për përgatitjen dhe zhvillimin e procesit të provimit të pranimit.

Në këtë urdhër u përcaktua:

-          mënyra e zhvillimit të provimit nga Shkolla e Magjistraturës;

-          përbërja e Komisionit Administrator:

1. Z. Sokol Sadushi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës;

2. Z. Gianluigi Pratola, përfaqësues i Misionit EURALIUS V;

3. Z. Henrik Ligori, pedagog i brendshëm i Shkollës së Magjistraturës.

-          ngritja dhe përbërja e Komisionit për verifikimin e dokumentacionit për procesin e regjistrimit:

1. Z. Vangjel Kosta, pedagog i brendshëm i Shkollës së Magjistraturës;

2. Znj. Laura Pupa, Përgjegjëse e Sektorit të Formimit Fillestar, Shkolla e Magjistraturës;

3. Znj. Erjola Mura, sekretare shkencore për Formimin Fillestar;

4. Z. Rinald Pacara, sekretar shkencor për Formimin Fillestar;

5. Znj. I.A, specialiste informatike.

Përgjatë periudhës 1 deri në 28 shkurt 2019, sekretaria shkencore për Formimin Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës ka pranuar aplikimet nga personat e interesuar për të marrë pjesë në provimin e pranimit.

Gjatë periudhës së regjistrimit, personat që shprehën interesin dhe kryen procedurat e regjistrimit për të marrë pjesë në provimin e muajit Prill janë në total 304 (treqind e katër), nga të cilët:

-          50 (pesëdhjetë) aplikues për kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë;

-          75 (shtatëdhjetë e pesë) aplikues për kandidatë për këshilltarë për ndihmës ligjorë dhe kandidatë për magjistratë të profilit gjyqtarë e prokurorë;

-          179 (njëqind e shtatëdhjetë e nëntë) aplikues vetëm për kandidatë për magjistratë (për gjyqtarë dhe prokurorë).

Pas përfundimit të periudhës së regjistrimit, 125 aplikantë për kandidatë për këshilltarë e ndihmës ligjorë (50 prej të cilëve kanë aplikuar vetëm për këshilltare dhe ndihmës ligjorë dhe 75 kanë aplikuar për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, si edhe për kandidatë për magjistratë) u dërguan për verifikimin e kritereve ligjore në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërsa për konkurrentët që kanë aplikuar për kandidatë për magjistratë, Komisioni për verifikimin e dokumentacionit filloi punën për të vlerësuar përmbushjen e kritereve ligjore, mbi bazën e dokumentacionit përkatës.

Më 15 mars 2019, mbi bazën e verifikimeve të kryera, Komisioni ka evidentuar gjetjet për çdo aplikim të paraqitur dhe ka arritur në përfundimin se:

-          225 (dyqind e njëzet e pesë) prej aplikantëve të interesuar përmbushin kriteret ligjore për kandidatë për magjistratë;

-          29 (njëzet e nëntë) prej aplikantëve të interesuar nuk përmbushin kriteret ligjore për kandidatë për magjistratë, që lidhen kryesisht me mosplotësimin e kriterit të pikëve minimale, ose të përvojës profesionale prej tre vjetësh, pas marrjes së diplomës “Master i Shkencave”.   

Më datë 18 mars 2019, Shkolla e Magjistraturës ka përcjellë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dosjet për 223 (dyqind e njëzetë e tre) aplikantë të profilit gjyqtarë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dosjet për 195 (njëqind e nëntëdhejtë e pesë) aplikantë të profilit prokurorë, së bashku me raportin për rezultatet e vlerësimit paraprak të tyre, si dhe listën dhe dosjet e aplikuesve, të cilët nuk kanë përmbushur kriteret ligjore.

Në referim të nenit 30 të ligjit nr. 96/2016, Këshillat kanë dhënë komentet dhe sugjerimet e tyre mbi listën e kandidatëve, duke ja përcjellë ato Shkollës së Magjistraturës.

Bazuar në pikën 4 të nenit 30 të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Shkolla e Magjistraturës shpall sot më datë 1 prill 2019, raportin e vlerësimit përfundimtar, duke marrë në konsideratë komentet dhe sugjerimet e bëra nga Këshillat.

Ky raport publikohet në faqen e saj zyrtare së bashku me listën e kandidatëve, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara në nenin 28 të këtij ligji dhe në pikën 4 të nenit 10 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kriteret ligjore, të parashikuara në nenin 28 të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, si edhe në pikën 4 të nenit 10 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës dhe që do të marrin pjesë në provimin e pranimit është si më poshtë vijon:

LISTA E KONKURRENTËVE TË CILËT JANË KUALIFIKUAR PËR TË MARRË PJESË NË PROVIMIN E PRANIMIT PËR PROGRAMIN E FORMIMIT FILLESTAR PRANË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS PËR VITIN AKADEMIK 2019 – 2020 

Nr.Emër Atësia Mbiemër
1.       Adrian  Ndue Leka 
2.       Agim Lavdosh Korçari
3.       Aida Adrian Maho 
4.       Aida Aqif Hoxha  
5.       Ajkuna Agim Anxhaku
6.       Alban Fatmir Syri 
7.       Alban Kujtim Fishka 
8.       Albana Vangjel Misja
9.       Albert Ndue Keraj 
10.   Albert Zejnel Spahiu -
11.   Albulena Hasan Kuliçi 
12.   Aleksandër Vladimir Dino 
13.   Alfred Bib Gjonpali 
14.   Alfred Preng Vokrri 
15.   Alisa Artura Spahia 
16.   Alma Mitat Lloshi 
17.   Alma Xhelo Binaj (Hitaj)
18.   Alsma Ersen Shehu  
19.   Altin Miftar Mena  
20.   Amantja Gramoz Levanaj
21.   Andi Jorgaq Skënderi
22.   Andi Ramadan Hasanaj
23.   Anegla Ajet Guri  
24.   Anila Sallah (Parllaku)
25.   Anisa Ardian Tepelena
26.   Ankela Sami Dake 
27.   Arbër Muharrem Kushe
28.   Ardian Rexhep Karaj
29.   Ardiola Adriatik Çela
30.   Arisa Avni Shkrepi 
31.   Arjeta Sadik Plaku 
32.   Armida Gëzim Kaçi 
33.   Arsiola Adush Dyrmishi
34.   Arta Mark Gjoni 
35.   Artenida Petrit Toska
36.   Aulona Servet Haxhiraj
37.   Aurel Ajet Celibashi 
38.   Aurora Bilbil Alimadhi
39.   Belisa Vesel Kalaja 
40.   Bereneta Hekuran Beqirllari
41.   Beriola Albert Karafili (Shehu)
42.   Besfort Fadil Gjoleka
43.   Besjana Qamil Hoxhaj
44.   Besmir Bashkim Caka
45.   Besmir Vladimir Alushi
46.   Besmira Alim Arshiaj
47.   Besmira Pëllumb Vishe
48.   Bledar Maksim Bala 
49.   Blerina Abdulla Musabelliu
50.   Blerina Adem Kadillari
51.   Blerina Fatmir Fani 
52.   Blerina Gjolek Brahimi
53.   Blerina Petrit Karaj  
54.   Blerina Spiro Mullisi 
55.   Blerta Hajrulla Aliu 
56.   Blerta Paqësor Hamzallari
57.   Boriana Bashkim Nikolla
58.   Briselda Arben Zhuzhi
59.   Dajana Petrit Ndreja
60.   Daorta Lefter Berdaj 
61.   Daris Musa Hoxha 
62.   Davina Jahja Jaupaj 
63.   Dea Edmond Dragoti
64.   Dejvi Bujar Çelçima 
65.   Denalda Edmond Muçaj
66.   Denarda Qerim Kanaj
67.   Denis Shefqet Hyka  
68.   Denisa Mend’tor Perdja
69.   Denisa Muhedin Plaku
70.   Dorian Vedat Zazani 
71.   Dorina Flamur Stroka
72.   Dorina Lukë Ndoka 
73.   Dorinela Dedë Nikolli 
74.   Drenica Bajram Breçani 
75.   Drini Shkëlqim Zeqo
76.   Edison Batjar Tatoshaj
77.   Edlira Bedri Çota 
78.   Edlira Shpëtim Llango
79.   Edmond Gjovalin Vorfi
80.   Edmond Isa Kasmi 
81.   Edona Byrhan Vajushi (Shkenza)
82.   Eduart Ndue Qehaja
83.   Eglantina  Gani Shabanaj
84.   Elda Pëllumb Zotaj 
85.   Elena Atli Tafa 
86.   Elis Agim Dine 
87.   Elisa Ali Zoto  
88.   Elisabeta Xhorxhi Koroveshi (Salla)
89.   Eljona Petrit Mydini 
90.   Elona Gëzim Mone (Shaqiraj) 
91.   Elona Naim Gixhari 
92.   Elona Xhavit Mërtiri 
93.   Elsa Mustafa Gjeli 
94.   Elton Bashkim Frashëri
95.   Elvin Kadri Nuriu 
96.   Elvira Fadil Kaloshi 
97.   Elvira Ismail Xhemali
98.   Emin Luan Lusha 
99.   Emirjana Edmond Dino
100.   Endrit Muhamet Mema
101.   Eni Dashmir  Kokalari
102.   Eni Rezo Çulli 
103.   Enkeleda Aristotel Halilaj
104.   Enkeleda Roland Pjetri
105.   Enkelejda Dilaver Patrioti (Llani)
106.   Enklerida Hamit Ngjela
107.   Eno Shpëtim Muja  
108.   Entela Fadil Hasmujaj
109.   Etleva Vasillaq Doraci
110.   Entiljano Granit Spahiu
111.   Eralda Faik Brahimasi 
112.   Eranda Agim Cufo 
113.   Erjola Pellumb Xhuvani  
114.   Erjon Fitim Murataj 
115.   Erjon Rrok Marku 
116.   Erlis Josif Shalari 
117.   Ermelinda Petrit Fejzo
118.   Erta Naim Skora 
119.   Ervin Shani Muja 
120.   Ervis Zija Dedej 
121.   Esida Gëzim Bruçi 
122.   Esmeralda Harrem Basho
123.   Esmeralda Maksim Shehu
124.   Etleva Sinan Nozlli 
125.   Eugena Mynyr Agalliu 
126.   Eva Gëzim Hysko 
127.   Evriklejda Thimi Semani
128.   Evrikli Roland Sheri 
129.   Ferdi Abedin Grapshi
130.   Fjoralba Raif  Mersuli
131.   Fjorda Sami Shqarri 
132.   Florida Nikolin Arrinaj
133.   Fotion Përparim Malaj
134.   Gentiana Rakip Shukullari
135.   Gentiana Sami Troplini 
136.   Gerta Ilir Gorjani 
137.   Gerti Trifon Shani 
138.   Getjana Lekë Marku 
139.   Gladiola Myslim Bregu
140.   Gledis Refat Hajdini 
141.   Greta Piro Ambeli 
142.   Griselda Elmaz Haxhiaj
143.   Griselda Enver Hotaj (Leka)
144.   Ilidjona Ilirjan Malollari
145.   Ilirjan Abaz Hysa 
146.   Ilma Ilir Xhakolli 
147.   Ina Foto Bajramaj 
148.   Irena Dyrmishi 
149.   Irena Myqerem Binjaku
150.   Irma Petref Alushaj  
151.   Iva  Pëllumb Harka   
152.   Iva Kujtim Çapja 
153.   Iva Mustafa Hoxha 
154.   Iva Pëllumb Bregasi 
155.   Julinda Gjolekë Gjika
156.   Julinda Pavli Karteri 
157.   Klajdi Vasillaq Tërova
158.   Klardi Shyqyri Xhemali 
159.   Klarent Hysni Demiri
160.   Klerta Nikollë Gjika 
161.   Klodiana Çerçiz Kryeziu   
162.   Klodjana Baki Hida  
163.   Kreshnik Rrahman Koka 
164.   Kushtrim Dashnor Elezaj
165.   Lajda Albert Bana  
166.   Lavdosh  Refik Shehu 
167.   Lediana Myzafer Gropa
168.   Ledio Skënder Sali 
169.   Ledjana Albert Shkurti
170.   Leonard Sami Suçi 
171.   Lirëza Maksim Sinollari
172.   Lirim Lepeden Bulica 
173.   Lorena Nikolla Troka
174.   Lorina Ylli Shyti 
175.   Lulzim Izet Karini 
176.   Mariglen Ndriçm Meta
177.   Marilda Dhori Frashëri
178.   Marisa Isuf Mezini 
179.   Marsida Besnik Hysa
180.   Marsida Hamit Jani 
181.   Matilda Agron Fetau
182.   Matilda Alltun Çela 
183.   Matilda Aqif Peza  
184.   Matilda Vangjel Kaleshi
185.   Megi Vasillaq Strakosha
186.   Metush Arif Meçka 
187.   Migena Avni Kosta 
188.   Mikel Axhem Hysametaj
189.   Ndriçim Fiqiri Halilaj
190.   Nertil Nosi Bërdufi 
191.   Nertil Petrit Dushku 
192.   Nertila Xhevair Kalanxhi
193.   Nikoleta Vangjel  Mejdi
194.   Noel Nevrus Veizi  
195.   Odeta Jordan Kollçaku
196.   Oliana Rajmondi Gjergjefi
197.   Orald Nuri Hoxha  
198.   Orgent Shezai Nazaj 
199.   Orinda Rasim Lloshi 
200.   Rajmonda Gurali Xhelollari
201.   Redinald Sotiraq Papa
202.   Redona Llazar Ndoni
203.   Rejsi Shkëlqim Meçe
204.   Renata Zylfi Balliu 
205.   Renato Genci Tosku 
206.   Rigels Bujar Dervishi 
207.   Rojmir Subi Hamzaj 
208.   Roland Veli Deda 
209.   Romina Skënder Livadhi
210.   Rozeta Mitri Koxhaj 
211.   Rozeta Selam Sulejmanasi
212.   Rudi Shkëlqim Laze 
213.   Serxhio Gjon Huli 
214.   Shiqiri Mislaf Manjani
215.   Sokol Haris Mara 
216.   Sokol Sabri Loci 
217.   Stela Enver Meçaj 
218.   Stela Vangjel Qako 
219.   Suada Mustafa Kurti 
220.   Suzana Luan Çakri 
221.   Tomor Kasem Cano 
222.   Tonin Prel Prendi 
223.   Urim Nexhmi Kalia 
224.   Valbona Përparim Metaj
225.   Vasjana Thimaq Postol
226.   Viola Aleko Tanto 
227.   Vjola Koço Goda 
228.   Vladimir Fetah Cjapi
229.   Xhuana Gjovalin Abazi
230.   Xhuljan Ferdinand Caka