Shpallje 1 (një) vend vakant – Sekretar titullari

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Në mbështetje të nenit 19 të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 251, pika 3 dhe të nenit 275, pika 4, të ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Vendimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës nr.43, dt.19.12.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr.48, dt.28.12.2015”, i ndryshuar; si edhe të akteve të tjera nënligjore në fuqi, Shkolla e Magjistraturës, shpall procedurat e konkurrimit për këtë pozicion vakant:

1 (një) vend vakant  Sekretar titullari

 

  1. Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është: 

 

  1. Plotëson kërkesat për shfrytëzim operativ të dokumenteve nga sektorët e Shkollës, duke bërë evidentimin e tyre në përputhje me dispozitat në fuqi; 
  2. Ndjek dhe konfirmon agjendën e mbledhjeve brenda dhe jashtë institucionit për drejtorin e Shkollës;
  3. Planifikon dhe kujdeset për shërbimin e pritjes dhe përcjelljes në zyrën e Drejtorit;
  4. Ai ka përgjegjësi për zbatimin dhe informimin lidhur me respektimin e ligjit dhe të rregullave të funksionimit të institucionit;
  5. Plotëson kërkesat për shfrytëzim operativ të dokumenteve nga sektorët e Shkollës, duke bërë evidencimin e tyre në përputhje me dispozitat në fuqi, duke ia përcjellë Drejtorit;
  6. Formulon, analizon dhe siguron informacion për mjetet e komunikimit dhe marrëdhëniet me publikun për qartësimin, sqarimin dhe thjeshtëzimin e veprimeve dhe të shkresave administrative të institucionit, si dhe është përgjegjës për përpilimin, për pritjen, informimin dhe shqyrtimin, korrekt të kërkesave të Drejtorit; 
  7. Kujdeset për shërbimin e pritjes dhe përcjelljes në zyrën e Drejtorit, për përgatitjen dhe realizimin e vizitave zyrtare në institucion sipas llojit dhe rëndësisë së vizitës; për aktivitetet zyrtare formale dhe joformale, në përputhje me rregullat e parashikuara në ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë;
  8. Bashkëpunon me sektorët për mbarëvajtjen e proceseve të punës;
  9. Asiston dhe përgatit aktet e nevojshme që lidhen me vendimet përgjatë procesit të rekrutimit të kandidatëve, funksionimit të Këshillit Pedagogjik dhe Këshillit Drejtues të Shkollës;
  10. Çdo veprimtari tjetër që i ngarkohet posaçërisht nga ana e Drejtorit të Shkollës. 
  11. Kujdeset për pajisjet e nevojat logjistike të zyrës së Drejtorit të Shkollës dhe i merr në dorëzim ato.

 

2. Kriteret për aplikim: 

- Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;

- Të jetë i/e aftë për punë;

- Të mos jetë i dënuar penalisht me një vendim gjykate të formës së prerë;

- Të gëzojë integritet moral dhe profesional dhe të mos jetë marrë ndaj tij/saj, masë disiplinore për cënim të rregullave të etikës.

 

3. Dokumentacioni i kërkuar për t’u paraqitur:

a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore; 

https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;  
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

k – Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.

 

4. Kualifikimet e kërkuara: 

a) Të këtë diplomë universitare në këto fusha: drejtësi, shkenca komunikimi, shkenca sociale, gazetari, gjuhë-letërsi, marrëdhënie me publikun, gjuhë e huaj etj.

b) Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.). 

c) Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

 

5. Mënyra dhe afatet e dorëzimit:  Kandidatët e interesuar për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë dokumentacionin pranë zyrës së protokollit të Shkollës së Magjistraturës, adresa: Shkolla e Magjistraturës, Rruga “Ana Komnena”, godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë, brenda datës 19 dhjetor2025.

 

6. Mënyra e përzgjedhjes: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta në lidhje me njohuritë, aftësitë dhe kompentencën në lidhje me punën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me telefon apo email (nëse kanë), për datën dhe orën e zhvillimit të intervistës.