Shpallje për 1 (një) vend vakant – Sekretar Shkencor për Publikimet - Kategoria: III-b

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Lloji i diplomës "Shkencor". Niveli minimal i diplomës "Arsim i lartë".

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

1 (një) vend vakant – Sekretar Shkencor për Publikimet - Kategoria: III-b