Në datë 24 dhe 25 prill 2025, në ambjentet e Pallatit të Koncerteve, u organizua faza e dytë e provimit të pranimit, testi profesional, bazuar në 5 (pesë) teza dhe 3 (tre) kazuse të përzgjedhura rastësisht nga konkurrentët e pranishëm në sallë.
Provimi nisi rregullisht, sipas parashikimeve të Rregullores së Brendshme të Shkollës.
Në provim u paraqitën të gjithë konkurrentët të cilët arritën të kalonin fazën e parë të provimit të pranimit, gjithsej 118 konkurrentë.
Provimi zgjati 3 (tre) orë, për secilën ditë, dhe u zhvillua nën monitorimin e Shkollës së Magjistraturës dhe monitoruesve të jashtëm nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Avokati i Shtetit, OSBE, Këshilli i Europës dhe EU4Justice.
Në përfundim të provimit, u realizua procesi i sekretimit të tezave të provimit, në prani të konkurrentëve.
Shkolla do të njoftojë rezultatet në një kohë sa më të shpejtë.