Njoftim për Fazën e Dytë të Provimit të Pranimit 2026–2027

Më datat 23 dhe 24 prill 2026, në mjediset e Pallatit të Koncerteve, u zhvillua faza e dytë e provimit të pranimit (testi profesional) për vitin akademik 2026–2027.

Provimi u organizua mbi bazën e 5 tezave dhe 3 kazuseve, të përzgjedhura në mënyrë rastësore nga konkurrentët e pranishëm në sallë, dhe u zhvillua në përputhje me Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

Në këtë fazë morën pjesë konkurrentët që kaluan fazën e parë të provimit. Testimi zgjati 3 orë për secilën ditë dhe u zhvillua nën monitorimin e Shkollës së Magjistraturës, si dhe të institucioneve dhe organizatave monitoruese kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në përfundim të provimit, u krye sekretimi i tezave, në prani të konkurrentëve.

Rezultatet do të shpallen në një kohë sa më të shpejtë në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës.