Njoftim për shpalljen e vendit vakant për Pedagog të Brendshëm në Shkollën e Magjistraturës

Shkolla e Magjistraturës shpall 1 (një) vend vakant në pozicionin Pedagog i Brendshëm me drejtim formimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve magjistratë për pozicionin e pedagogut të brendshëm janë përcaktuar në nenin 264 dhe 265, të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe në aneksin 11 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

                                                                                                                                            

A. Për kujtesë, kandidati për pedagog të brendshëm në Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë kriteret si vijon:

 

  1. Të jetë Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë;
  2. Të ketë kaluar Vetting-un;
  3. Të ketë mbaruar studimet në Shkollën e Magjistraturës;
  4. Të jetë vlerësuar minimalisht “shumë mirë” nga Këshilli i Lartë Gjyqësor;
  5. Të ketë marrë leje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor;
  6. Të ketë bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës në trajnimin vazhdues;
  7. Të ketë qenë ekspert/lehtësues në trajnimin vazhdues në Shkollën e Magjistraturës;
  8. Të jetë njohës i mirë i një ose disa gjuhëve të huaja.

 

B. Afati i komandimit është për një periudhë 2-4 vjet (marrëveshje);

 

Shkolla e Magjistraturës i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, për nisjen e procedurave të komandimit bazuar në nenet 53 dhe 54 të Ligjit Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenin 265 të Ligjit Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” për kandidaturat që plotësojnë kriteret specifike.

 

Dokumentacioni i kërkuar duhet të paraqitet brenda datës 20 Janar 2023 pranë Shkollës së Magjistraturës