Shkolla e Magjistraturës shpalli sot, më datë 22 maj 2026, rezultatet e vlerësimit të provimit të pranimit për ndihmës ligjor dhe renditjen e konkurrentëve sipas këtyre rezultateve.
Mbi procesin e vlerësimit
Pas provimit të pranimit të ndihmësve ligjorë, më datë 19 maj 2026, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, i mbledhur po këtë ditë, caktoi komisionin e vlerësimit të provimit.
Komisioni i vlerësimit u mblodh në Shkollë më datë 20 maj 2026 për të hartuar çelësin e përgjigjeve mbi të cilin do të vlerësoheshin kandidatët. Çelësi i tezave u shpall menjëherë publikisht në mjediset e Shkollës së Magjistraturës dhe në faqen zyrtare.
Procesi i korrigjimit të provimit u zhvillua i pandërprerë prej datës 20 maj 2026 deri në datën 22 maj 2026, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës, sipas parashikimeve të Rregullores së Brendshme të Shkollës lidhur me rregullat e procesit të korrigjimit.
Shpallja e rezultateve
Shkolla e Magjistraturës, në datën 21 maj 2026, njoftoi publikisht për zhvillimin e procesit të identifikimit më 22 maj 2026, ora 14.00. Më 22 maj në mjediset e Shkollës dhe në faqen zyrtare dolën paraprakisht rezultatet e provimit, sipas numrave të sekretimit.
Procesi i identifikimit filloi në orën 14:00 minuta. Në shpalljen e rezultateve ishin të pranishëm një pjesë e mirë e konkurrentëve. Ky proces u ndoq në kohë reale nga të interesuarit, në adresën e njoftuar nga Shkolla, në mënyrë që kushdo të njihej me procedurën dhe rezultatet e vlerësimit. Në përfundim të këtij procesi, Shkolla publikoi listën përfundimtare ku u renditën konkurrentët sipas pikëve të marra prej tyre.
Afati i ankimit
Konkurrentët kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e ankimit brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e rezultateve.
Mbi rezultatet e vlerësimit
Nga 87 (tetëdhjetë e shtatë) konkurrentë që morën pjesë në provimin e pranimit për ndihmës ligjor, 54 (pesëdhjetë e katër) prej tyre arritën të vlerësohen me më shumë se 50% (pesëdhjetë për qind) të pikëve maksimale të mundshme (njëqind pikë). Pra, 62% (gjashtëdhjetë e dy për qind) e konkurrentëve arritën të kalonin pragun minimal të vendosur nga Rregullorja.
Renditja e emrave
| Nr. rendor | Emër mbiemër |
| 1 | Arba Osmanllari |
| 2 | Alketa Gjini |
| 3 | Biana Doda |
| 4 | Patrisa Manaj |
| 5 | Gentian Tafilaj |
| 6 | Enida Jorganxhi |
| 7 | Esmeralda Hajdinaj |
| 8 | Kledjana Llalla |
| 9 | Nevila Zekaj |
| 10 | Aurora Heqimaj |
| 11 | Arta Gjoni |
| 12 | Ilda Çelmeta |
| 13 | Mirjon Theodhosi |
| 14 | Eni Bistri |
| 15 | Eralda Muço |
| 16 | Juljan Jano |
| 17 | Aida Okaj |
| 18 | Joana Skënderi |
| 19 | Blerina Brahimi |
| 20 | Sibora Sulaj |
| 21 | Ejvisa Molla |
| 22 | Etleva Nozlli |
| 23 | Ervina Xhixha |
| 24 | Anis Hoxha |
| 25 | Matilda Kaleshi |
| 26 | Keisi Boni |
| 27 | Erjon Petromilo |
| 28 | Megi Çeliku |
| 29 | Ilda Koçi |
| 30 | Lorena Duzha |
| 31 | Kristiano Koçibelli |
| 32 | Elidjana Shkira |
| 33 | Orgesa Abazaj |
| 34 | Anilda Sinanaj |
| 35 | Jerina Maloku |
| 36 | Ersida Tice |
| 37 | Florida Hajrulla |
| 38 | Xhersilda Bega |
| 39 | Eniela Agolli |
| 40 | Ilirjana Beqiraj |
| 41 | Eni Gjika |
| 42 | Silva Saliko |
| 43 | Jondra Xhalia |
| 44 | Enkeleda Pjetri |
| 45 | Eftali Prifti |
| 46 | Ardita Reçi |
| 47 | Dritan Dëma |
| 48 | Klea Caushi |
| 49 | Sadiona Hysaj |
| 50 | Alma Binaj |
| 51 | Esla Sejdarasi |
| 52 | Anxhela Toto |
| 53 | Ermelinda Hyskaj |
| 54 | Arjona Buçpapaj |
| 55 | Pjer Toska |
| 56 | Anisa Gega |
| 57 | Malvina Bajrami |
| 58 | Anjeza Nërgjoni |
| 59 | Desara Mehmetas |
| 60 | Hener Shanaj |
| 61 | Rozita Marleci |
| 62 | Laura Molla |
| 63 | Elona Dervishi |
| 64 | Gentiana Marku |
| 65 | Mikel Nanushi |
| 66 | Alba Kamberi Musaj |
| 67 | Flutura Bushi |
| 68 | Eliada Xhoku |
| 69 | Elda Shurdhi |
| 70 | Sara Sulaj |
| 71 | Aldora Dume |
| 72 | Floriana Allamani |
| 73 | Leonora Leci |
| 74 | Nertila Beka |
| 75 | Altin Zyle |
| 76 | Oriana Çuri |
| 77 | Florenc Bushgjokaj |
| 78 | Ornela Lleshi |
| 79 | Arba Asllanaj |
| 80 | Erald Llanaj |
| 81 | Oltjona Bregu |
| 82 | Irena Dyrmishi |
| 83 | Oltion Pronjari |
| 84 | Brixhilda Shallati |
| 85 | Ramadan Hoxha |
| 86 | Erisa Mirashaj |
| 87 | Ergys Kallari |
