Çështja C 40/05, GJED, Luksemburg, 11 Janar 2007

Kaj Lyyski v Umeå universitet,

 

Fusha: Politika sociale, e drejta për arsimim, trajnimet e kryera në vendet anëtare, trajnim afatshkurtër, rezidenca, shtetësia, punësimi, arsimi cilësor, mësuesia.

 

Abstrakti i Vendimit

Objekti i këtij gjykimi lidhet me lirinë e lëvizjes së punëtorëve sipas nenit 39 të KE-së, pengesat e krijuara në praktikë, trajnimet e specifikuara, mësuesit, refuzimin e pranimit në një kurs trajnimi për një kandidat të punësuar në një shkollë të një vendi tjetër anëtar. Faktet e shqyrtuaratregojnë për Z. Lyyski, shtetas suedez që aplikon të ndjekë një kurs në universitet në vjeshtën e vitit 2004. Universiteti e rrëzoi aplikimin e tij, prandaj Z. Lyyski apeloi në gjykatë. Gjykata kombëtare paraqiti çështjen për diskutim në Gjykatën e Drejtësisë.

Nga pikëpamja ligjorevendimi i referohet neneve 3(1), 12 (1) EC, 39(1) dhe (2) EC mbi lirinë e lëvizjes së punëtorëve brenda Komunitetit, neni 149(1) dhe (2) mbi zhvillimin e arsimit cilësor nenet 150(1) dhe (2) EC mbi politikat e trajnimit të specializuar dhe kushtet e punës sipas legjislacionit Suedez për kontratat për mësuesit.

Çështjet e shtruara nga gjykata për diskutim janë:nëse e drejta e Komunitetit ndalon legjislacionin kombëtar të organizojë kurse trajnimi afatshkurtra për të rritur cilësinë e mësuesve në shtetet anëtare në mënyrë të tillë që të rezervojë përfitimin nga trajnimi të kandidatëve në një shkollë të vendeve anëtare, dhe, nëse në këtë vlerësim, është e rëndësishme nëse ky trajnim mundet apo jo të zhvillohet mbi baza të përhershme dhe nëse kandidatët janë apo jo shtetas të këtij vendi anëtar.  Në gjykimin e kësaj çështje, gjykata analizoi se e Drejta e Komunitetit nuk e pengon legjislacionin vendas të organizojë kurse të tilla për të rritur cilësinë e trajnimit të mësuesve të kualifikuar.