Shkolla e Magjistraturës, zhvilloi më datë 22 tetor 2026 aktivitetin trajnues me temë “Problematikat që lidhen me mënyrat origjinale të fitimit të pronësisë; parashkrimin fitues me ose pa titull, fitimin me bashkim e përzierje, etj”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë. 

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Vojsava Osmanaj (Kola), Sokol Pina

Lehtësues: Alda Sadiku

Qëllimi i këtij trajnimi është evidentimi dhe adresimi i çështjeve më të diskutueshme që kanë rezultuar nga studimi i praktikës gjyqësore. Synohet që pjesëmarrësit të njihen me problematikat ligjore dhe të praktikës gjyqësore; të diskutohen ato dhe të ofrohen interpretimet dhe zgjidhjet më të mira të pranuara nga jurisprudenca. Të zhvillohen aftësitë analitike apo kompetencat profesionle të pjesëmarrësve. 

Metodologjia e trajnimit u ndërtua mbi kombinimin e prezantimeve tematike, diskutimit të orientuar dhe ushtrimeve praktike.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Analiza e parashkrimit fitues me titull - Neni 168 i Kodit Civil. Kuptimi i titullit në parashkrimin fitues me titull. Parashkrimi fitues me mirëbesim. Parashkrimi fitues pa mirëbesim (keqbesimi). Përjashtimi i sendeve që janë pronë publike e patjetërsueshme.

  • Fitimi me parashkrim fitues i sendeve në bashkëpronësi. Parashkrimi fitues pa titull-Neni 169 i Kodit Civil. 

  • Dallimi midis parashkrimi fitues me titull dhe atij pa titull.

  • Bashkimi e përzierja, pushtimi, sendet pa zot dhe legalizimi-në dritën e Kodit Civil, praktikës së Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe doktrinës të së drejtës civile.

  • Sendet e luajtshme: pushtimi, mirëbesimi. Heqja dorë, sendet pa zot dhe shteti. Bashkimi e përzierja: parimi dhe llojet.

  • Neni 175 i Kodit Civil në praktikën e Kolegjit Civil.

  • Legalizimi dhe administrata publike. Kuptimi dhe kriteret që përcaktojnë mënyrat origjinale të fitimit të pronësisë.

  • Mënyrat origjinale dhe derivative/të prejardhura të fitimit të pronësisë.

  • Prezantimi i qëndrimeve kryesore në jurisprudencën e Gjykatës së Lartë, për problematikat që lidhen me mënyrat origjinale të fitimit të pronësisë.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të gjykatave të juridiksioneve të ndryshme të Republikës së Shqipërisë.


  1. ^

     Me “aftësi analitike” kuptohet aftësia për të mbledhur informacion, për ta ndarë atë në pjesë më të vogla dhe për të aplikuar arsyetim logjik në zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve. Ato ndihmojnë për të parë modele, të kuptohen marrëdhëniet shkak-pasojë dhe të formulohen zgjidhje praktike bazuar në fakte.

  2. ^

     Me “kompetenca profesionale” kuptohen njohuritë, aftësitë dhe sjelljet e kombinuara që i mundësojnë një individi të kryejë me sukses një punë konkrete. Ato bashkojnë ekspertizën teknike me aftësitë ndërpersonale, duke u lejuar profesionistëve të zgjidhin probleme, të përshtaten me sfidat dhe të përmbushin standardet e detyrës.

← Back to list