Me ftesë të Rrjetit Evropian për Trajnime Gjyqësore, Shkolla e Magjistraturës, e përfaqësuar nga znj. Borana Mustafaraj, Drejtore e Formimit Profesional, mori pjesë në aktivitetin “Trainer Lab: Sharing the Best Practices in Judicial Training”. Aktiviteti u zhvillua në qytetin e Lisbonës gjatë 1-2 Tetorit 2026. 

Rrjeti Evropian i Trajnimit Gjyqësor, me këtë aktivitet, prezantoi Laboratorin e tij të parë të Trajnerëve, një aktivitet i rëndësishëm për shkëmbimin e përvojave ndërmjet kolegësh, që bashkon institucionet e trajnimit gjyqësor nga e gjithë Evropa rreth qëllimit të përbashkët dhe nevojës për sjelljen e risive në metodat e trajnimit gjyqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kapaciteteve të institucioneve trajnuese. 

I organizuar nga Grupi i Punës për Metodat e Trajnimit Gjyqësor i Rrjetit, aktiviteti iu përgjigj një observimi të thjeshtë: në vitet e fundit, ndryshimi teknologjik, dixhitalizimi i trajnimit dhe evolucioni i dizajnit të të mësuarit i kanë hapur derën praktikave dhe iniciativave të reja, të cilat meritojnë të njihen më mirë, të diskutohen dhe, nëse janë të rëndësishme, të shërbejnë si frymëzim për të tjerët. Shkolla prezantoi zhvillimet e viteve të fundit në procesin dhe metodologjinë e trajnimit fillestar dhe vazhdues dhe sfidat e të ardhmes, vecanërisht përgatitja e magjistratëve shqiptarë për të drejtën e BE.

← Back to list