Më datë 19 Prill 2023, në ambjentet e Pallatit të Koncerteve (ish Pallati Kongreseve), u zhvillua faza e parë e provimit të pranimit në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2023 – 2024. Për këtë fazë, 403 kandidatë përmbushnin kriteret ligjore për konkurim në profilet gjyqtar, prokuror, ndihmës ligjor. 382 kandidatë u paraqitën në provim dhe 231 prej tyre morën minimumin e pikëve të nevojshme, 60 %, për të kaluar në fazën e dytë të provimit të pranimit.

Faza e dytë e provimit të pranimit, Testi Profesional, do të zhvillohet ditën e shtunë, datë 22 Prill 2023, ora 08:00, pranë ambjenteve të Pallatit të Koncerteve.

Ju urojmë suksese!

Shënim: lista e renditjes së kandidatëve fitues të fazës të parë të provimit të pranimit për në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2023-2024, është e renditur sipas rendit alfabetik.