Njoftohen të gjithë konkurrentët që morën pjesë në fazën e dytë të provimit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës se në datën 5 maj 2022, ora 12:30, në ambientet e Shkollës së Magjistraturës, Godina Poli i Drejtësisë, do të kryhet procesi i hapjes së ç ‘sekretimit. (hapja e zarfeve dhe shpallja e rezultateve të secilit kandidat duke bashkuar emrin me numrin e sekretimit dhe rezultatet e tyre).
Lista me numrat e sekretimit dhe rezultatet për secilin numër do të gjendet e shpallur paraprakisht në faqen zyrtare dhe në ambientet e Shkollës së Magjistraturës, sot më datë 4.5.2022, midis orës 16:00-17:00.
