Personat që kanë aplikuar në Programin e Formimit Vazhdues për vitin akademik 2026–2027 njoftohen se trajnimet për të cilat janë miratuar i gjejnë në llogarinë e tyre në platformën SMVSHM, në seksionin “Kalendari”.
Ndarja e vendeve për trajnimet është finale.
Për të parë trajnimet e miratuara në llogarinë tuaj, ju lutemi të ndiqni hapat e përcaktuar në videon udhëzuese:
https://tinyurl.com/3u4ftwpa
Në rast se, për arsye objektive, nuk mund të merrni pjesë në një trajnim për të cilin jeni përzgjedhur, ju lutemi të çregjistroheni nga sistemi, duke ndjekur hapat e përcaktuar në videon udhëzuese. Çregjistrimi mundëson lirimin e vendit për një person tjetër të përzgjedhur, si dhe ju jep mundësinë të riaplikoni për një trajnim tjetër, nëse në platformë ka vende të lira.
Për çdo pyetje ose vështirësi lidhur me aksesin apo përdorimin e platformës SMVSHM, mund të kontaktoni në adresën:
smvshm-support@magjistratura.edu.al