PROVIMI I PRANIMIT PËR NDIHMËS LIGJOR
Provimi i pranimit për ndihmës ligjor do të organizohet në datën 19 maj 2026 në mjediset e Hotel Tirana, salla “Akernia”, ora 8.00.
Provimi është me shkrim në një ditë, i ndarë në dy pjesë, ndërmjet të cilave do të ketë një pushim 45 minutësh.
Kohëzgjatja e provimit është 5 orë.
Totali i pikëve 100 pikë
PJESA E PARË: (2 orë)
Rubrika I: Pyetje me alternativa (20-30 pikë)
Një pyetje-1 pikë
20-30 pyetje të bazuara në programin e provimit të pranimit
Rubrika II: Pyetje mbi koncepte, pyetje krahasimore ose pyetje argumentuese (10-20 pikë)
Një pyetje 2.5-10 pikë.
2-4 pyetje të bazuara në programin e provimit të pranimit
PJESA E DYTË: (3 orë)
Rubrika III: Opinione ligjore (60 pikë)
Një opinion ligjor-20 pikë
3 opinione ligjore:
1 opinion ligjor në fushën penale (materiale dhe procedurale)
1 opinion ligjor në fushën civile (materiale dhe procedurale)
1 opinion ligjor në fushën administrative (materiale dhe procedurale)”
Në pjesën e dytë të provimit, opinionet ligjore, Shkolla do të vendosë në dispozicion edhe bazën ligjore të nevojshme.
Lista e aplikantëve që do të marrin pjesë në provim është e shpallur në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në linkun: https://klgj.al/media/ysbbm1cj/vendim-nr-224-dat%C3%AB-22-04-2026-p%C3%ABr-miratimin-e-listave-em%C3%ABrore-t%C3%AB-kandidat%C3%ABve-q%C3%AB-plot%C3%ABsojn%C3%AB-kriteret-p%C3%ABr-t%C3%AB-marr%C3%AB-pjes%C3%AB-n%C3%AB-provimin-e-pranimit-n%C3%AB-programin-e-formimit-fillestar-pran%C3%AB-shkoll%C3%ABs-s%C3%AB-magjistratur%C3%ABspdf.pdf
Për më shumë informacion, mund të lexoni Aneksin 2/2 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës. Shkolla e Magjistraturës - Rregullore e Brendshme
