Çështja C 54/07, GJED Luksemburg, 10 Korrik 2008

Centrum voor gelijkheid van kansen en voor racismebestrijding v. Firma Feryn NV

 

Fusha: Nxitja e punësimit – aplikim – deklarim publik – diskriminim i drejtpërdrejtë – zbatimi i parimit të trajtimit të njëjtë pavarësisht origjinës racore apo etnike - Direktiva  2000/43/KE

Abstrakti i Vendimit

Problematika e çështjes lidhet me interpretimin e Direktivës së Këshillit 2000/43/KE, datë 29 Qershor 2000 për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë të personave, pavarësisht origjinës së tyre racore apo etnike.

Procedimi ka filluar nga Qendra për mundësi të barabarta dhe luftën kundër racizmit ‘Centrum voor gelijkheid van kansen en voor racismebestrijding’ kundrejt kompanisë ‘Feryn’ NV, lidhur me deklarimin publik të një prej drejtorëve të kësaj kompanie se nuk kërkoheshin të punësoheshin ‘emigrantë’.