Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me AIRE Centre prezantojnë Raportin e Përgjigjes gjyqësore ndaj femicidit në Ballkanin Perëndimor.

Kjo punë është ndërmarrë nga Kampionët Gjinor në Rrjetin Gjyqësor dhe vjen si rezultat i një angazhimi të përbashkët për të luftuar dhunën me bazë gjinore dhe femicidin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Raporti paraqet situatën aktuale lidhur me përgjigjen e gjyqësorit ndaj femicideve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai jep një përmbledhje dhe bën një analizë të kërkimeve të gjera kombëtare të kryer nga organizata dhe individë të përkushtuar. Ai përmban të dhëna dhe statistika të vlefshme, ndonëse shkatërruese, mbi femicidin dhe përgjigjen e gjyqësorit ndaj tij; jep një pasqyrë të qartë të legjislacionit penal kombëtar përkatës; dhe përmban raste studimore që ilustrojnë qasjen e ndërmarrë në shtete të ndryshme. Ai jo vetëm që merr parasysh pozicionin aktual, por është edhe largpamës, për shkak se merr parasysh se çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë mund të mësojmë të gjithë ndërsa punojmë për ta kufizuar femicidin në histori.

Raporti është i disponueshëm në gjuhët shqip dhe anglisht.