Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Akademisë së Drejtësisë së Kosovës dhe Shkollës së Magjistraturës, në datën 23 Tetor 2026, në Prishtinë, u realizua aktiviteti trajnues me tematikë “Hetimi dhe Gjykimi i veprave penale në fushën e Prokurimit Publik”. Ky aktivitet realizohet me pjesëmarrjen e magjistratëve nga Kosova dhe magjistratëve nga Shqipëria.
Aktivitetin trajnues e përshëndetën Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, Z. Enver Fejzullahu, dhe Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Z. Arben Rakipi. Njëkohësisht, aktiviteti u përshëndet edhe nga ekspertët e aktivitetit, të cilët ishin Z. Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë, Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik në Shqipëri, si dhe Z. Ylli Pjetërnikaj, Prokuror dhe Ekspert i Shkollës së Magjistraturës.
Në aktivitetin trajnues u trajtuan temat subjekt i seminarit të angazhuar nga Akademia e Drejtësisë së Kosovës dhe Shkolla e Magjistraturës si:
Kualifikimi ligjor i veprave penale në prokurimin publik: favorizimi, korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës – kufijtë dhe konkurimi i figurave penale. Metodologjia bashkëkohore e hetimit të shkeljes së barazisë në tendera, nga të dhënat elektronike tek prova penale, problematika procedurale dhe penale.
Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i shkeljeve në prokurim: integriteti, treguesit e rrezikut (red flags) dhe hetimi administrativ në prokurimin publik.
Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik.
Aktiviteti trajtoi gjithashtu praktikën gjyqësore krahasuese Kosovë-Shqipëri: analizë cështjesh dhe standardet e provës në veprat penale të prokurimit.
