Faqja hyrëse e platformës: SMVSHM

SMVSHM

Sistemi i Menaxhimit të Veprimtarisë së Shkollës së Magjistraturës

Në SMVSHM zhvillohet i gjithë procesi i konkurrimit, nga ngarkimi i dokumenteve te vlerësimi i dokumentacionit. Kandidatët në Formimin Fillestar (për magjistratë, avokatë shteti, ndihmës ligjorë etj.) ndjekin këtu vlerësimet, listëprezencat dhe orarin. Moduli i Formimit Vazhdues u mundëson magjistratëve (dhe jo vetëm) aplikimin në kalendar, përzgjedhjen në trajnime, historikun e trajnimeve ku kanë marrë pjesë ndër vite, menaxhimin e dokumenteve të një trajnimi të caktuar etj.

Faqja hyrëse e platformës: Biblioteka Digjitale

Biblioteka Digjitale

Librat, manualet dhe periodikët e Shkollës, për t'u lexuar online.

Pas regjistrimit, librat dhe periodikët lexohen drejtpërdrejt në shfletues. Koleksioni përfshin manuale dhe udhëzues për praktikën gjyqësore, të vëna në dispozicion të kandidatëve që ndjekin Programin e Formimit Fillestar, magjistratëve në detyrë, avokatëve të shtetit në detyrë, si dhe nëpunësve civilë gjyqësorë që ndjekin programet e formimit vazhdues të Shkollës.

Faqja hyrëse e platformës: Forumi i Shkollës së Magjistraturës

Forumi i Shkollës së Magjistraturës

Diskutime ndërmjet profesionistëve të drejtësisë mbi çështje juridike dhe jurisprudencën.

Temat janë të ndara sipas fushave, si p.sh.: Procedura Penale dhe E Drejta Civile, si dhe diskutimet më të fundit shfaqen në faqen kryesore. Çdo diskutim mbledh në një vend pyetjen, përgjigjet e kolegëve dhe qëndrimet e tyre.

Faqja hyrëse e platformës: Komentari Elektronik

Komentari Elektronik

Komentari i ligjit për Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe i ligjit për Organet e Qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Portali u zhvillua nga projekti EURALIUS, i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe administrohet nga Shkolla e Magjistraturës që nga 17 dhjetori 2019. Ligjet dhe komentet e tyre shfletohen drejtpërdrejt në portal.