Njoftohen të gjithë aplikantët për pjesëmarrje në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2023-2024, se datat e zhvillimit të tij do të jenë për fazën e parë në datë 19 prill 2023 dhe për fazën e dytë në datë 22 prill 2023, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

 

Po ashtu, ju njoftojmë se me Vendim të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, është ristrukturuar teza e fazës së parë të provimit të pranimit (scan tron), si më poshtë:

Rubrika 1: E drejta kushtetuese dhe të drejtat e njeriut (10 pikë);

Rubrika 2: E drejta administrative (7 pikë) dhe e drejta e punës (3 pikë) - (10 pikë); 

Rubrika 3: E drejta penale (5 pikë) dhe procedurë penale (5 pikë); 

Rubrika 4: E drejta civile (5 pikë) dhe procedurë civile (5 pikë); 

Rubrika 5: E drejta familjare (5 pikë) dhe e drejta tregtare (5 pikë); 

Rubrika 6: E drejta e BE-së (5 pikë) dhe e drejta ndërkombëtare publike (5 pikë);

Rubrika 7: Histori e së drejtës në Shqipëri (10 pikë); 

Rubrika 8: Gjuha shqipe (10 pikë); 

Rubrika 9: Inteligjenca (10 pikë); 

Rubrika 10: Etika dhe sjellja qytetare (10 pikë).

 

Programi i provimit te pranimit gjendet në linkun e më poshtëm.

https://www.magjistratura.edu.al/sq/programi-i-provimit

 

Theksojmë se në programin e ripublikuar nuk ka lëndë të reja të shtuara, por janë hequr disa prej lëndëve, sipas rubrikave të ristrukturuara të fazës së parë scan tron.