Në Forumin e Shkollës së Magjistraturës është hapur një diskutim i ri mbi ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale.

Diskutimi trajton tetë çështje kryesore:

  1. Paraburgimi dhe masat e sigurimit personal;
  2. Barazia e armëve dhe hetimi i mbrojtjes gjatë hetimeve paraprake;
  3. Garancitë nga vetëinkriminimi dhe metodat që cenojnë lirinë e vullnetit;
  4. Garantimi i të drejtave dhe lirive themelore gjatë kërkimit të provës;
  5. Veprimet e prokurorit dhe garancia e shqyrtimit gjyqësor;
  6. Prezumimi i pafajësisë dhe ndalimi i publikimit;
  7. Regjimi i pavlefshmërisë dhe i papërdorshmërisë;
  8. Standardet e gjykimit të drejtë dhe publiciteti i seancës.

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të kontribuojnë në këtë diskutim, duke ndarë mendimet dhe sugjerimet e tyre mbi çështjet e trajtuara.

Lexoni dhe merrni pjesë në diskutim

Si të hyni në forum?

Hyrja bëhet përmes butonit “Kyçu me Microsoft”, duke përdorur llogarinë tuaj institucionale emer.mbiemer@magjistratura.edu.al. Nuk nevojitet krijimi i një fjalëkalimi të ri.