Në Forumin e Shkollës së Magjistraturës është hapur një diskutim i ri mbi ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale.
Diskutimi trajton tetë çështje kryesore:
- Paraburgimi dhe masat e sigurimit personal;
- Barazia e armëve dhe hetimi i mbrojtjes gjatë hetimeve paraprake;
- Garancitë nga vetëinkriminimi dhe metodat që cenojnë lirinë e vullnetit;
- Garantimi i të drejtave dhe lirive themelore gjatë kërkimit të provës;
- Veprimet e prokurorit dhe garancia e shqyrtimit gjyqësor;
- Prezumimi i pafajësisë dhe ndalimi i publikimit;
- Regjimi i pavlefshmërisë dhe i papërdorshmërisë;
- Standardet e gjykimit të drejtë dhe publiciteti i seancës.
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të kontribuojnë në këtë diskutim, duke ndarë mendimet dhe sugjerimet e tyre mbi çështjet e trajtuara.
Lexoni dhe merrni pjesë në diskutim
Si të hyni në forum?
Hyrja bëhet përmes butonit “Kyçu me Microsoft”, duke përdorur llogarinë tuaj institucionale emer.mbiemer@magjistratura.edu.al. Nuk nevojitet krijimi i një fjalëkalimi të ri.
