
Shkolla e Magjistraturës, më datë 29 janar 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë “Kuptimi i “personit të besuar”, kriteret e vlerësimit të përshtatshmërisë së personit të besuar, parashikimet e ndryshme ligjore dhe zbatimi në praktikë. Mbrojtja e konfidencialitetit, Direktiva 2012/29 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 25.10.2012, lidhur me të drejtat e viktimës. Mbrojtja e privatësisë së viktimës së veprës penale si një mjet të rëndësishëm për të parandaluar viktimizimin e dytë dhe të përsëritur. Regjistrimi i bisedës me viktimën me mjete audiovizive dhe mundësia e përdorimit të saj si provë në procedimin penal”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspert: Aurela Anastasi, Nurjeta Pogaçe
Lehtësuese: Klejda Meçi
Qëllimi i këtij trajnimi është: Njohja dhe zbatimi i standardeve Ndërkombëtare (veçanërisht të BE-së), për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të veprës penale dhe viktimave fëmijë.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Direktiva 2012/29 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 25.10.2012, për të drejtat e viktimës;
- Mbrojtja e privatësisë së viktimës së veprës penale si një mjet të rëndësishëm për të parandaluar viktimizimin e përsëritur;
- Analiza kontekstuale, nen për nen e Direktivës 2012/29 të Parlamentit Evropian;
- Evidentimi i detyrimeve që burojnë prej Direktivës 2012/29 dhe krahasimi me legjislacionin e Brendshëm;
- Analiza e Vendimit të GJEDNJ-së, J&L KUNDER ITALISË.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.
QUIZ: https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/quiz-29-janar/



