Shkolla e Magjistraturës, më datë 23 janar 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë “Këqyrja e vendit të ngjarjes”, pranë ambienteve të Akademisë së Sigurisë, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspert: Prof. Dr. Ilirjan Mandro, Prokuror z. Andi Pogaçe

Qëllimi i këtij trajnimi është: Evidentimi i parimeve dhe metodave shkencore që disiplinojnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, me fokus konkret në mbledhjen dhe administrimin e provave. Dërgimin e tyre për ekspertim apo administrimin në dosjen hetimore, etj. Identifikimi i rregullave procedurale dhe parimeve kryesore që disiplinojnë institutin e këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur ndërveprimin konkret të pjesëmarrësve me skena të ndryshme të vendeve të ngjarjeve të improvizuara në shtëpinë taktike të Akademisë së Sigurisë dhe evidentimin e rasteve konkrete nga jurisprudenca e Gjykatës së Lartë lidhur me pasojat e mosrespektimit të rregullave procedurale që rregullojnë institutin e këqyrjes dhe posaçërisht atë të këqyrjes së vendit të ngjarjes si një nga veprimet e para dhe më të rëndësishme hetimore.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Hyrje në kriminalistikë dhe trajtimi i parimeve dhe metodave shkencore që udhëheqin këtë disiplinë të së drejtës;
  • Trajtimi teorik dhe i ilustruar i institutit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, bazat shkencore dhe metodika e trajtimit të tipologjive të ndryshme të veprave penale;
  • Evidentimi praktik i këqyrjes së vendit të ngjarjes nga ekspertë kriminalistë në shtëpinë taktike që disponon Akademia e Sigurisë;
  • Trajtimi i institutit të vendit të ngjarjes nga aspekti juridiko procedural;
  • Rastet dhe nevoja e kryerjes së këtij veprimi;
  • Ndërveprimi dhe fokusi i kësaj veprimtarie me të drejtën materiale penale;
  • Rregullat që disiplinojnë këtë institut procedural; pasojat që vijnë nga mosrespektimi i këtyre rregullave;
  • Pavlefshmëria dhe papërdorshmëria.

 

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.

QUIZ: https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/23-janar-2025-akademia/

← Back to list