
Shkolla e Magjistraturës, më datë 19 prill 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Përjashtimi i ortakut. Aspekte të gjykimit të padisë për dëmshpërblim/kompensim me likuidimin e kuotës”.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Jonida Rustemaj, Fatri Islamaj, Artan Hajdari
Lehtësuese: Marinela Osmani
Qëllimi i këtij trajnimi ishte: Aftësimi i pjesëmarrësve në trajnim në lidhje me çështjet gjyqësore që lidhen me natyrën e padisë për përjashtimin e ortakut në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe zgjidhjet praktike të kërkimeve për dëmshpërblim nga palët në proces.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Vështrim historik në lidhje me institutin e përjashtimit të ortakut sipas ligjit shqiptar dhe krahasimi me sistemet e tjera të së drejtës tregtare dhe kompanive;
- vendimmarrja e asamblesë për përjashtimin e ortakut. Çështje të procedurës dhe kuorumit në vendimmarrje. Shkaqet e përjashtimit të ortakut. Shkaqet ligjore dhe ato statutore. Padia për përjashtimin e ortakut. Çështje të legjitimit të palëve. Barra e provës. Padia e shoqërisë për t’i kërkuar ortakut të përjashtuar shpërblimin e dëmit. E drejta e ortakut për të kërkuar likuidimin e kuotës, kompensimin e kuotës dhe/ose kompensimin në raste e padisë së shoqërisë për shkaktim dëmi. Masat e sigurimit të padisë;
- padia për përjashimin e ortakut. Çështje të legjimitmit të palëve. Barra e provës. Padia e shoqërisë për t’i kërkuar ortakut të përjashtuar shpërblimin e dëmit. E drejta e ortakut për të kërkuar likjdimin e kuotës kompesimin e kuotës dhe/ose kompesimin në raste e padisë së shoqërisë për shkaktim dëmi. Masat e sigurimit të padisë.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë, kancelarë gjykatash dhe juristë të Republikës së Shqipërisë.
- Material 1Download (DOC)
- Material 2Download (PPT)
- Material 3Download (PPT)
- Material 4Download (PPT)
- Material 5Download (PPT)



