Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Pedagogjik më datë 15.4.2022, me rend dite, “Verifikimi i kushteve ligjore dhe i mbështetjes për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, nga Shkolla e Magjistraturës.

Këshilli Pedagogjik konstatoi se është paraqitur 1 (një) kandidaturë, përkatësisht Znj. Arta Mandro për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

 
Mbas verifikimit të dokumentacionit dhe mbështetjes, Këshilli vlerësoi se Znj. Arta Mandro i plotëson kushtet ligjore konform nenit 134 dhe 137 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe duke u bazuar në këto konstatime, Këshilli Pedagogjik Vendosi sot më datë 15.4.2021 miratimin e kandidaturës së Znj. Mandro për anëtar të  KLP.

Në referim të nenit 140 të ligjit, 115/2016, më datë 4.5.2022, ora 9:00, do të zhvillohet Mbledhja e Këshillit Pedagogjik, pranë Shkollës së Magjistraturës me këtë rend dite:


1. Votimi për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

← Back to list