
Në zbatim të nenin 142, pika 2 të ligjit Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ftohen gjithë mediat vizive dhe audiovizive të cilët shprehin interesin për të ndjekur procesin e votimit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili do të zhvillohet më datë 4 Maj 2022, ora 9:00, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.
Sa më sipër, subjektet e interesuar duhet të bëjnë kërkesë në adresën zyrtare të Shkollës së Magjistraturës info@magjistratura.edu.al brenda datës 2 Maj 2022
