Të nderuar,
Me kënaqësi ju prezantojmë Buletinin Informativ të Shkollës së Magjistraturës, një instrument i ri komunikimi institucional, i cili synon të informojë në mënyrë të rregullt, të strukturuar dhe transparente mbi veprimtarinë e Shkollës.
Përmes këtij buletini, Shkolla e Magjistraturës synon të ndajë me të gjithë aktorët e përfshirë në programet e formimit fillestar dhe të vazhdueshëm informacion mbi aktivitetet trajnuese, veprimtaritë akademike dhe shkencore, bashkëpunimet institucionale, si dhe zhvillimet me interes për komunitetin e profesionistëve të drejtësisë.
Ky botim do të publikohet periodikisht dhe do të shërbejë si një platformë informuese që pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të Shkollës së Magjistraturës për forcimin e cilësisë së formimit profesional të magjistratëve por jo vetëm, si dhe për përmbushjen e standardeve më të mira kombëtare dhe evropiane në fushën e drejtësisë.
- Buletini Informativ - Tetor 2026 Nr. 7Shkarko (PDF)
- Buletini Informativ - Qershor 2026 Nr. 6Shkarko (PDF)
- Buletini Informativ - Maj 2026 Nr. 5Shkarko (PDF)
- Buletini Informativ - Prill 2026 Nr. 4Shkarko (PDF)
- Buletini Informativ - Mars 2026 Nr. 3Shkarko (PDF)
- Buletini Informativ - Shkurt 2026 Nr. 2Shkarko (PDF)
- Buletini Informativ - Janar 2026 Nr. 1Shkarko (PDF)
