
Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë
2 Qershor 2023 aktivitetin me temë:
“Roli i Gjykatës së Lartë si gjykatë ligji, shqyrtimi i rekursit brenda kufijve të parashikuar në ligj. Kompetenca e Gjykatës së Lartë për ndryshimin e vendimmarrjes së gjykatave më të ulëta. Marrja në shqyrtim kryesisht të çështjeve të ligjit, njësimi i praktikës gjyqësore. Praktika gjyqësore, problematikat e hasura në praktikë dhe zgjidhjet. Vendimet e parekursueshme në Gjykatën e Lartë.”
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspertë ShM:
Z. Dashamir Kore
Znj. Albana Boksi
Lehtësues:
Znj. Iva Zemani
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Roli i Gjykatës së Lartë si gjykatë ligji. Kufijtë e shqyrtimit të rekursit. Vendimmarrja e Gjykatës të Lartë dhe problematikat e hasura në praktikën gjyqësore civile dhe administrative në këtë drejtim.
- Juridiksioni i Gjykatës së Lartë në shqyrtimin e rekurseve penale. Vendimet e parekursueshme. Problematikat e praktikës gjyqësore në këtë drejtim.
- Marrja në shqyrtim kryesit të çështjeve të ligjit dhe njehsimi i praktikës gjyqësore.
- Vendimet e parekursueshme në Gjykatën e Lartë dhe taksativiteti i vendimmarrjes të Gjykatës të Lartë në çështje civile dhe administrative. Çështje të praktikës gjyqësore.




